PD mbledh Këshillin Kombëtar, nis aksionin opozitar pas dënimit të Salianjit
Partia Demokratike do të mbajë sot, në orën 18:00, një mbledhje të Këshillit Kombëtar me fokus në protestën e 6 Tetorit dhe aksionin që ky subjekt politik pritet të nisë në Parlament pas dënimit më burg të deputetit, Ervin Salianji.
Ky i fundit u dënua të enjten me 1 vit burg nga Gjyakta e Apelit me akuzën e “Kallëzimit të rremë” lidhur me dosjen “Babale”, për denoncimin e vëllait të ish-ministri të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Geron Xhafajn.
Këtë vendim nga gjykata e faktit, Partia Demokratike e ka cilësuar një mekanizëm jo vetëm për të larguar Salianjin nga gara elektorale, por edhe instrument për përçarjen e opozitës.
Për këtë mbrëmjen e së enjtes, PD mblodhi Kryesinë ku u diskutuan propozimet lidhur me hapat që do të ndërmarrë opozita pas dënimit me 1 vit burg të deputetit Ervin Salianji.
Nga kjo mbledhje u shpall data 6 Tetor si aksioni i parë opozitar kundër vendimit për deputetin.
Kujtojmë se dënimi i deputetit Ervin Salianji e ka zanafillën në vitin 2018, kur nxori një audiopërgjim, me të cilin godiste vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj, si trafikant droge.
Por, ky kallëzim, rezultoi të ishte një farsë, për të cilin deputeti dhe 4 emrat e tjerë që u përfshinë, morën dënime nga gjykata.
Në këtë histori, deputeti Ervin Salianji ka dalë me pretendime, akuza dhe kallëzime për të faktuar një aktivitet kriminal që kryhej nga vëllai i ministrit.
Deputeti demokrat u dënua në 2019-tën nga Shkalla e Parë në lidhje për audio përgjimin, i cili rezultoi të ishte një inskenim e bashkë më të u shpallën fajtorë edhe Fredi Alizoti që inskenoi zërin e Geron Xhafës, Albert Veliu i njohur ndryshe si Babalja dhe gazetari Jetmir Olldashi, që punoi për realizimin e materialeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 11:19 Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh