“PD në moment ringritjeje”/ Taulanda Jupi: Kaluam proceset e riorganizimit

30 Dhjetor 2023 | 12:17

Anëtarja e kryesisë së PD, Taulanda Jupi është shprehur se PD është në proces riorganizimi.

Në një intervistë për Euronews Albania, ajo theksoi se PD gjatë vitit 2023 ka shënuar hapa të rëndësishëm përsa i përket zhvillime të brendshme brenda saj.

Sipas saj deri në fund të janarit do të bëhen zgjedhjet për të gjithë drejtuesit e degëve.

“PD në fakt gjatë vitit 2023 ka shënuar hapa të rëndësishëm përsa i përket zhvillime të brendshme brenda saj. Është një moment reflektimi ku gjithsecili bën një rezyme dhe një përmbledhje të arritjeve dhe të mos arritjeve. Mund të them që PD sot pas dy vitesh është në një moment shumë të rëndësishëm të saj, të ringritjes së saj. Viti 2023 ka shënuar një moment shumë të rëndësishëm të ringritjes së saj. Viti 2023 ka shënuar përplasje të forta tektonike të bindjeve dhe agjendave të ndryshme politike që ndodhen brenda PD, por unë besoj se këto tashmë janë të tejkaluara.

PD është një parti që zotëron të gjithë strukturën e saj në të gjithë Shqipërinë. Është bërë riorganizimi në fazën e parë të zgjedhjeve, dhe besoj se deri në fund të janarit do të bëhen zgjedhjet për drejtuesit e degëve.  Nuk mund ta fshehim që PD ka humbur një pjesë të forcës së saj opozitare duke u marrë me problemet e saj të Brendshme, por besoj se atë mundësi që e kanë pasur deputetët e PD, vetë PD, pavarësisht se nuk duam të bëhemi pjesë e tensioneve në Kuvend, ne kemi preferuar të jemi konstruktiv në propozimet tona, qoftë në debatin publik dhe projektligjet që janë miratuar së fundmi”-tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026