PD njofton mocion për shkarkimin e Peleshit: Seanca të përsëritet nga fillimi
Në një deklaratë për mediat, kryetari i grupit parlamentar të PD ka njoftuar se opozita nuk e njeh votimin për programin e qeverisë dhe kabinetin e ri Rama 4 në Parlament.
Bardhi tha se për këtë, PD kërkon përsëritjen e seancës nga fillimi dhe i kërkon Presidentit Begaj të marrë praktikën parlamentare dhe ta përcaktojë këtë votim si antikushtetues.
Gjithashtu, në deklaratën e tij, Bardhi tha se PD ka nisur procedurën për mocionin e shkarkimit të kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke e akuzuar si të marrë peng nga Rama.
“Ne kërkojmë përsëritjen e seancës solemne kushtetuese parlamentare të paraqitjes së programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave. I bëjmë thirrje Presidentit që të marrë praktikën parlamentare të asaj që ndodhi për të përcaktuar se votimi është antikushtetues dhe të mos thërrasë për betim anëtarët e Këshillit të Ministrave pa pasur një procedurë të rregullt parlamentare, ashtu siç procedura e cakton. Grupi i PD ka nisur procedurat parlamentare për mocionin e shkarkimit të kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi, për shkak se nuk është kryetar, por një kukull që urdhërohet nga Edi Rama dhe një njeri i marrë peng për shkak të aferave të tij. Këto ishin vendimet e grupit të PD. Ne kemi të drejtën dhe numrin e nevojshëm për të nisur procedurën për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit. Nuk ka ndodhur kurrë të drejtohen dy seanca dhe në të dyja të shkelet Kushtetuta e Republikës. Këtë e bën vetëm një njeri i marrë peng nga Edi Rama”. tha Bardhi.
Gjithashtu ai u ndal dhe te zhvillimet e seancës së sotme ku tha se opozita nuk pengoi Ramën të shpaloste programin e qeverisë së re por nuk mund të pranonte atë që Bardhi e quajti show në parlament
“Kryeministri provokoi deputetët e opozitës duke i trajtuar si nxënës në kopshtin e tij të korrupsionit, që ose do të silleshin siç donte ai, ose ai do t’i vinte kyçin seancës.
Në asnjë moment deputetët nuk kanë penguar rendin e ditës, atë që ishte prezantimi i programit politik të tij dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave. Ajo që kanë kundërshtuar deputetët e opozitës ka qenë show i propagandës së kryeministrit me video, me kartonë dhe lodra, a thua se salla e seancës plenare është dhoma e gjumit e Edi Ramës.
Salla është institucioni kyç i shtetit shqiptar dhe rregullat janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga cilido. Dhe pasi opozita ka kundërshtuar atë që po ndodhte me prezantimin e videove argëtuese në sallën e seancave, ai duhet të sillej brenda rregullave: të prezantonte programin dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave, dhe më pas secili prej nesh – edhe deputetët e mazhorancës, që shumica janë analfabetë – të diskutonte. Ai ishte një skenar i përgatitur. Edi Rama nuk do t’i mbyllë dhe diktojë sjelljen opozitës dhe duhet të respektojë Kushtetutën dhe solemnitetin e një seance që e ka të përcaktuar rregullin nga Kushtetuta.
Kryetari i Kuvendit, një kukull e komanduar nga Edi Rama, i dha dy herë fjalën për të bërë propozime kryetarit të grupit të PS, ndërkohë që sipas Rregullores, për çdo propozim duhet një folës pro dhe një kundër. Ne kemi kërkuar dy herë fjalën për propozimin tonë dhe na është mohuar e drejta e fjalës”, tha Bardhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara