English

PD propozon zgjerimin e përfituesve në projektligjin për anulimin e gjobave

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka propozuar ndryshime në projektligjin e propozuar nga mazhoranca për anulimin e gjobave, duke kërkuar zgjerimin e kategorive përfituese dhe lehtësimin e barrës ekonomike për qytetarët dhe bizneset.

- Advertisement -

Sipas propozimit fillestar të mazhorancës socialiste, parashikohet anulimi i masave administrative të paekzekutuara të vendosura nga 1 janari 2015 deri më 30 nëntor 2024 në zonat rurale, për gjoba të vendosura nga Inspektoriatet Vendore dhe Qendrore të Mbrojtjes së Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor.

Por PD e konsideron këtë masë të pamjaftueshme dhe ka propozuar:

  • Të anullohen të gjitha masat administrative të vednosura sipas nenit 52, pika 1, shkronja “e”, të ligjit nr. 107/2014, datë 31.07.2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, në pjesën që parashikon dënimin me gjobë për kryerjen e punimeve pa leje për plotësimin e nevojave për strehim, që është shfuqiuar si papajtueshme me Kushtetutën, me vendimin nr. 15/2022 të Gjykatës Kushtetuese, që nga data e hyrjes së ligjit në fuqi e deri në momentin e shfuqizimit të tij nga Gjykata Kushtetuese.
  • Të anullohen të gjitha detyrimet e prapambetura për energjinë elektrike dhe ujin deri në datën 30 nëntor 2024 për shtresat në nevojë, duke përfshirë pensionistët, familjet me ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar.
  • Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku me kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 nga Policia e Shtetit dhe Policia Bashkiake, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
  • Të anullohen të gjitha masat administrative së bashku kamatëvonesat të vendosura deri në datën 30 nëntor 2024 për mosrespektimin e afateve në procedurat tatimore dhe/ose mospagimin e taksës së pronës.

Gjithashtu, PD propozon që qytetarëve dhe bizneseve që kanë paguar tashmë gjobat t’u kthehen shumat e paguara nga institucionet përgjegjëse deri më 31 janar 2025.

Në deklaratën e saj, Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për një qasje arrogante dhe ndëshkuese, duke vendosur penalitete të larta pa ndërmarrë më parë përpjekje për informimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për detyrimet ligjore. Sipas PD-së, këto masa kanë pasur pasoja të rënda për qytetarët, përfshirë raste të burgosjes apo akte ekstreme për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?