PD protestë para SPAK në 6 janar, ja mesazhi i shpërndarë nga drejtuesit e opozitës
2025-a nis vrullshëm për Partinë Demokratike. Mëngjesin e 6 janarit, strukturat e Partisë Demokratike për Tiranën janë njoftuar për t’u organizuar në një protestë para Prokurorisë së Posaçme (SPAK), në të njëjtën ditë kur aty do të shkojë për t’u paraqitur para oficerit të OPGJ, kryedemokrati, Sali Berisha.
“Të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP-it si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të së drejtës, të ligjit dhe së vërtetës që është në anën e Kryetarit të PD Sali Berisha”, thuhet mes të tjerash në mesazhin e shpërndarë për militantët e PD nga drejtuesit organizativ të partisë.
Ky hap nga PD merret pas vendimit të GJKKO më 3 janar që caktoi masën e detyrim paraqitjes për kryedemokratin, Sali Berisha në lidhje me çështjen e kompleksit “Partizani” për të cilën ai akuzohet për korrupsion dhe që për të cilën qëndroi për 333 ditë nën arrest shtëpie.
Ndërkohë nga ana tjetër, Sali Berisha deklaroi dje se këtë herë do e respektojë këtë masë sigurie, pasi theksoi se procedura këtë herë ka buruar nga Parlamenti.
Kjo nuk është hera e parë që militantët e PD, grumbullohen para SPAK-ut, pasi edhe në fillim të vitit të shkuar kishin protestuar gjatë momentit kur Berisha shkoi në Prokurori për të dëshmuar. Gjithashtu kjo protestë vjen disa javë pas manifestimit që zhvilluan para godinës së prokurorisë së Posaçme, militantët dhe drejtuesit e Partisë së Lirisë në lidhje me arrestimin dhe burgosjen e Ilir Metës.
LEXONI GJITHASHTU:
Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese
- 11:39 Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor
- 11:29 Të rrethuar nga zjarri, ekipi i trenit në Kanada rrezikon jetën nga flakët (VIDEO)
- 11:20 ICE arreston 238 emigrantë në një operacion njëditor në Teksas
- 10:55 Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)
- 10:51 Vance e pranon: Administrata Trump keqmenaxhoi publikimin e dosjeve të Epstein
- 10:46 Trump: Irani liroi një shtetase amerikane të burgosur që prej dhjetorit 2024