PD rrezikon të humbë edhe Shkodrën, thotë analisti

31 Janar 2022 | 21:27

Analisti Agim Baçi tha se me zgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e pjesshme Berisha konfirmoi largimin nga PD dhe bashkimin me LSI.

Zgjedhjet e pjesshme sipas tij, do të jenë betejë Basha-Berisha, nga e cila PD rrezikon të humbë edhe Shkodrën.

“Më e rënda është se përmes këtij procesi (primareve) Berisha ka nënkuptuar largimin nga PD dhe bashkimin me LSI, s’kemi më zgjedhje mazhorancë-opozitë, kemi zgjedhje Basha-Berisha. Fatkeqësisht rrezikojmë të humbim edhe Shkodrën. Në ‘96 u vu në dyshim ku shkodranët zgjodhën një kandidat nga e djathta e bashkuar. Se di si do bëjnë këtë radhë që t’i thonë edhe Bashës edhe Berishës: boll se do e zgjedhim vetë përfaqësuesin tonë që të na bashkojë. Për demokratët humbja e Shkodrës është një test shumë u rëndë”, analisti.

Sipas Baçit, procesi i votimit të kandidatëve të komisionit të rithemelimit nuk mund të quhen primare pasi kandidatët ishin të përcaktuar nga Berisha.

“Ishin një farsë pasi kandidatët janë të përcaktuar siç bën gjithmonë Berisha, s’janë primare. Primaret kanë kuptim kur kandidatët shtrojnë platformat përballë anëtarësisë. Platformë shtroi vetëm Berisha. Primaret nuk ka, ato i ka bërë vetëm Berisha”, tha Baçi.

 

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog

I ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, juristi Ylli Manjani komentoi protestat që po zhvillohen në Tiranë, duke u shprehur se që në ditën...
22:02 | 02/07/2026

“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje

Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë të enjte në Now mbi protestën qytetare. Përfaqësuesi i qeverisë ka bërë një kronologji...
22:02 | 02/07/2026

Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia

Blendi Gonxhja, ministri i Turizmit, Kulturës dhe Inovacionit, ka folur këtë mbrëmje në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania në lidhje me protestën qytetare...
21:41 | 02/07/2026