Pedagogia dhe historiani përplasen për turqishten si gjuhë e huaj e dytë
Mundësia e futjes së turqishtes si gjuhë e dytë e huaj, ngjalli debate mes pedagoges së turqishtes Antinela Delija dhe historianit Gjet Ndoj.
Në “Mirëmëngjes” në Euronews Albania pedagogia u shpreh se kohët e fundit ka pasur një interes të shtuar për gjuhën turke në Shqipëri.
Ajo nënvizoi se futja e kësaj gjuhe në kurrikulat mësimore si gjuhë e huaj e dytë, do të ishte një zgjedhje e mirë.
Ndërsa, historiani Gjet Ndoj kundërshtoi këtë mendim, pasi nënvizoi se kjo rrezikon identitetin tonë kombëtar.
“Kjo është pjesë e një reforme otomane, e shpallur prej tyre hapur, legalisht. Nisen edhe nga fakti që këtu ka një popullsi që është ndikuar nga Turqia edhe më herët”, u shpreh ai.
“Ky është një sens i kundërt me shpirtin dhe interesin e shqiptarëve. Nuk mund të shkojmë drejt Turqisë, kur të gjithë janë drejt Perëndimit. Ne gjendeni në një realitet që gjithsesi është imponues”, tha historiani.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës