Pedagogu: Luleshtrydhja, kastraveci dhe panxhari kanë më shumë pesticide
Pedagogu Zef Gjeta tregoi në “Good morning Albanians” se edhe në kohën e komunizmit përdoreshin pesticide në ushqime, madje kanë qenë dhe të rrezikshme.
“Në kohën e komunizmit nuk i ka rënë njeriu në mend të shohë nëse buka ka më shumë nitrite apo nëse ka një element shtesë që ne na dëmton shëndetin,” – u shpreh Gjeta.
Ai tha se luleshtrydhja, kastraveci dhe panxhari janë të prirur që në përmbajtjen e vet të kenë më shumë pesticide që ne na bëjnë dëm për shëndetin.
Ndaj, Gjeta sugjeroi që të hahen gjithnjë produkte të stinës, sepse sa më shumë largohet nga stina aq më shumë pesticide ka.
Gjysma e bukës së blerë në supermarkete përmban dy ose më shumë pesticide – dyfishi i një viti më parë, kanë zbuluar testet zyrtare të realizuara në Britani.
Kontrollet e kryera në bukë të bardha dhe kafe, crumpets dhe kifle gjetën 11 pesticide të ndryshme.
Pak më pak se një e treta e perimeve (30 përqind) dhe më shumë se dy të tretat e frutave (69 përqind) u zbuluan se përmbajnë mbetje të më shumë se një kimikati, sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë