Pedagogu ‘skanon’ ligjin e arsimit: Arsyeja pse nuk funksionon
Pedagogu Petër Saraçi, tha se ligji i arsimit nuk funksion në vendin tonë pasi është i strukturuar shumë keq.
Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se bordi i administrimit që është i rëndësishëm në arsim varet nga Ministria e Arsimit.
Më tej ai tha se anëtarët e arsimit në këtë bord janë të gjithë politik.
“Kam bërë 30 faqe ankimim. Universiteti i Shkodrës nuk ka pasur asnjë përfaqësues në grupin e famshëm të punës që ka hall këtë ligjin që na e ka propozuar shpëtim dhe rregullim i Universitetit. Kur është miratuar ligji i arsimit të lartë ka pasur një dakordësi politike në mënyrë që ky ligj të vazhdojë dhe këtë duhet ta pranojnë gjithë partitë politike. Ka një arsye se përse nuk është çuar në Gjykatë brenda afateve të përcaktuara.
Problemi I këtij ligji është aq keq i strukturuar sa e ka fut ligjin në funksion të VKM-së. Kemi një vendosje kompetencash. Bordi dhe senati akademik veprojë si senate paralele, në fakt për vendimarrje financiare vetëm bordi i administrimit është i rëndësishëm dhe bordi i administrimit varet në ministria e arsimit. Çdo lloj anëtaari i këtij bordi është politik”- u shpreh pedagogu.
Më tej ai theksoi: Dhe atë konkursin e famshëm që e kanë bërë për me votuar studentët, nuk ka funksionuar. Nuk e kanë lejuar kurrë që të jetë funksional dhe kanë mbërrit deri aty sa këto persona kanë rënë në kundërshtim me ligjin, vetëm që ta mbajnë nën kontroll.
LEXONI GJITHASHTU:
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 16:49 NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe
- 16:38 Studentët e Arteve sjellin në miniaturë monumentet e Gjirokastrës, promovojnë trashëgiminë kulturore
- 16:18 Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari
- 15:56 Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë
- 15:40 I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje
- 15:14 Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit