Peleshi mledh krerët e grupeve parlamentare, në fokus riorganizimin i Komisioneve

15 Shtator 2025 | 07:54

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka thirrur këtë të hënë në një takim drejtuesit e grupeve parlamentare, me qëllim diskutimin mbi formimin e strukturave të reja parlamentare. Takimi, i cili pritet të fillojë në orën 11:00, ka si temë kryesore përzgjedhjen e anëtarëve të delegacioneve parlamentare, Byrosë së Kuvendit dhe Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren.

Gjatë këtij takimi, Peleshi do të paraqesë një propozim për ndryshime të shpejta në Rregulloren e Kuvendit, me qëllim të ristrukturimit të komisioneve parlamentare. Kjo iniciativë vjen pas propozimeve të kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e Partisë Socialiste më 11 shtator, ku u prezantua edhe kabineti i ri qeverisës.

Sipas planit të mazhorancës, Kuvendi do të mblidhet nesër në mëngjes për të ngritur Këshillin e Mandateve, ndërsa në orën e dytë të ditës është planifikuar votimi i rregullores së re dhe përbërjes së komisioneve parlamentare.

Aktualisht, Partia Socialiste ka nën kontroll shtatë komisione, ndërsa opozita mban katër. Një nga temat më të nxehta të diskutimit është përjashtimi i opozitës nga Komisioni për Integrimin Evropian, një çështje që opozita e konsideron shumë strategjike. Megjithatë, me shumicën prej 71 votash që zotëron mazhoranca, pritet që ndryshimet të kalojnë pa vështirësi.

Pas finalizimit të procesit të ristrukturimit, Kuvendi do të organizojë një debat dy-ditor të enjten dhe të premten, ku do të diskutohet programi qeverisës dhe kabineti i ri “Rama 4”.

Përbërja e re e komisioneve parlamentare

Nën drejtimin e PS:

  1. Ekonomia, Punësimi dhe Financat
  2. Çështjet Ligjore dhe Administrata Publike
  3. Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtja
  4. Burimet Natyrore, Infrastruktura dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm
  5. Bujqësia, Ushqimi dhe Zhvillimi Rural
  6. Evropa dhe Punët e Jashtme
  7. Nismat Qytetare, Bashkëpunimi dhe Mbikëqyrja Institucionale

Nën drejtimin e PD:

  1. Edukimi, Shkenca dhe Sportet
  2. Shëndetësia dhe Mirëqenia Sociale
  3. Të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
  4. Kultura, Turizmi dhe Diaspora

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026