Pengmarrja e biznesmenit, Balla: Gëzohem sa herë SPAK ka aksione
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla gjatë deklaratës për media lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme mbi çështjen e një biznesmeni të marrë peng, nga ku dyshohet se një punonjës policie është përfshirë në këtë pengmarrje,
Balla u shpreh se SPAK mbështetet vetëm nga një forcë politike Partia Socialiste.
“Unë gëzohem sa herë SPAK realizon operacione, edhe kur kam qenë ministër i Brendshëm, edhe ministër i Shtetit dhe kryetar grupi. Mezi prisja sot të kishim një debat për luftën kundër kriminalitetit, e kishte kërkuar opozita, unë e kisha miratuar.
Të gjithë e dimë se SPAK-un e mbështet vetëm një forcë politike, Partia Socialiste. E mbështes fuqimisht, ka qenë prioritet i imi si ministër, është tashmë prioritet i Albana Koçiut si ministre pastrimi i policisë nga elementët kriminalë”, tha Taulant Balla.
LEXONI GJITHASHTU:
Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
“Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak