Pensioni, shtesa nuk mjafton/ Të moshuarit në Sarandë ankohen për çmimet e larta

22 Tetor 2023 | 20:12

Të moshuarit në Sarandë e quajnë lëmoshë, shtesën e pensionit, të cilën e përfitojnë nga ky muaj. Ata thonë se jetesa është bërë shumë e shtrenjtë, pasi përveç ushqimeve, duhet të paguajnë edhe barna.

Prej datës 1 tetor, mbi 765 mijë pensioniste, do të përfitojnë rritje në masën 8.6% të pensionit të tyre.

Në Sarandë duket se kjo shtesë nuk i ka kënaqur të moshuarit, të cilët thonë se është e pamjaftueshme për përballimin në blerjen e ushqimeve.

“Ja bleva këto më vajtën 18 mijë lek, cik rrush ca byreqe, 18 mijë lek”,-tha pensionistja.

“Rritja e pensioneve me këto çmime, çmimet janë shumë të larta, ku na dalin neve? Me këtë që u ngrit tani marrim 190 mijë lek , po morëm ilace 70 mijë lek , s’na dalin lekët. Si po e përballoni në shtëpinë tuaj rritjen e cmimeve?-Keq si po e përballojmë, keq po e përballojmë. Kur s ka njeriu në xhep që të marri atë që do…”,-u përgjigj një tjetër.

Në shumën që rritet mesatarisht nga 1 deri në 3 mijë lekë, një pjesë e konsiderueshme e parave shkon edhe për ilaçe.

“Meqë u ngrit tani marrë 190 mijë , vajtëm tani morëm ilaçet vajtën 70 mije. Tani me se të rrojmë ne, ilaçet, njërën, tjetrën. A është e mjaftueshme rritja me 8.6%?Jo nuk është e mjaftueshme, ç’është e mjaftueshme të keqen xhaxhi ç’e mjaftueshme është..,”-tha pensionisti.

Për të moshuarit në Sarandë, për të mbyllur muajin do të duhej, që pensioni të ishte mbi 20 mijë lek.

“Duhet të merrnim mbi 200 mijë lek. Tani pak është pensioni po bereqaves mirë, çka. Duhet akoma pak, janë shtrenjtuar gjërat shumë, prandaj themi të ishte dhe pak më, po prapë megjithatë mirë bereqaves”,-tha pensionisti.

Vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve, është i përvitshëm, dhe shtesa 8.6 % në 2023, përkon me normën e lartë të inflacionit që preku vendin vitin e kaluar.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin

Kapiteni Chesley “Sully” Sullenberger III, i cili u bë i njohur në mbarë botën pasi uli me sukses një avion pasagjerësh në lumin Hudson në...
10:59 | 15/07/2026