Pensionistët gjermanë i përgjigjen Ramës: Nuk vijmë në Shqipëri

20 Shtator 2022 | 20:14

Pensionistët gjermanë kanë reaguar ndaj deklaratës së bërë një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili në një intervistë për “Der Spiegel”, i ftoi ata që të shijonin pensionin e tyre në Shqipëri.

Disa prej tyre kanë folur për emisionin “Sot” në “Euronews Albania” ku deklaruan se nuk kanë ndërmend të largohen nga vendi u tyre, për të ardhur në Shqipëri.

Ata shprehen se nuk kanë informacion se ku ndodhet Shqipëria.

“Unë nuk jam i informuar dhe ende nuk e di se ku është Shqipëria. Jam super i kënaqur në Gjermani dhe dua të jetoj vetëm në Gjermani. Unë jam 73 vjeç dhe nuk kam në plan të ndryshoj diçka. E di që gjithçka do të jetë më e shtrenjtë, por marr një pension të mirë dhe kështu nuk e planifikoj largimin”, deklaruan pensionistët.

Të tjerë thonë se e dinë, por theksojnë problematikat që ka vendi ynë.

“E di ku është Shqipëria dhe i di pak problemet që ekzistojnë aty, por shiko, nuk e di nëse do ta besosh apo jo, por jam 82 vjeç dhe kam një eksperiencë të tillë. Nëse të rinjtë duan të shkojnë atje është gjedhja e tyre, por ne ose unë si gjerman, nuk mund ta imagjinoj”, tha pensionisti.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026