Pensionistja që punon si pedagoge: Edhe në Shqipëri jetohet mirë
Bedrie Ibrahimi, një pensioniste e cila punon si pedagoge në Universitetin e Sarandës, thotë se ndihet shumë mirë që po e ushtron këtë profesion.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Alania, Ibrahimi u shpreh se studentët që ka në auditor, kanë shprehur dëshirën për t’u larguar jashtë vendit.
Por sipas saj, edhe në Shqipëri jetohet mirë nëse punon me atë intensitet që punohet në shtete jashtë Shqipërisë.
“Mu aprovua kërkesa për të dhënë mësim si pedagoge e jashtme në filialin e ekonomisë në Universitetin e Sarandës. Ndihem shumë mirë, madje nuk jam e vetme. Kam edhe një shoqen time e cila jep mësim në fizkë, në një shkollë private. Pensioni nuk është i mjaftueshëm, por jo se ishte kjo arsyeja kryesore.
Faktikisht, studentët e kanë këtë mani dhe ide për të ikur. Mbasi mbaroj mësimin dhe bëjmë një bisedë, unë gjithmonë këmbëngul te ajo që edhe në Shqipëri mund të jetosh nëse punon me atë intensitet që punohet jashtë”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
- 10:30 Marshalli amerikan qëllohet për vdekje gjatë një operacioni në Luiziana, plagoset edhe autori
- 10:28 Miliarderi Warren Buffett ndërpret donacionet për fondacionin e Bill Gates pas zbulimit të lidhjeve me Epstein