“Për bidon ka dalë super”, zbardhen përgjimet e shpërndarësve të kokainës

12 Shtator 2025 | 15:33

Euronews Albania zbardh dosjen dhe përgjimet e prokurorisë e policisë së Elbasanit ku u godit një rrjet spaçatorësh që shpërndanin kokainë, heroinë e kanabis në disa zona të qytetit, por edhe në Gramsh, Cërrik, Belsh, Peqin, Librazhd e Prrenjas.

Operacioni “First day” në Elbasan u zhvillua me metoda speciale hetimore, vëzhgime të fshehta fotografike, përgjime ambjentale dhe veprime simuluese nga agjentë të infiltruar në terren.

Përgjimi:

A: Sa do më japësh?

B: Sa të duash ti o vlla, sa të dush. Sa do ti?

A: Bjer një njishe.

B: Ore sa lek ke un do të ta jap ty. Un e shes me shtatëdhjetë e pesë mij lek minimalja

Hetimi gati 2 vjeçar zbuloi se personat e implikuar e shisnin drogën në zona të caktuara të lagjeve të qyteteve, pranë shkollave, në lokale  e ambiente të tjera. Ajo çka bie në sy është përdorimi masiv i kokainës në formën e djegies apo siç njihet ndryshe me bidon.

Përgjimi:

A: Ti e do për bidon?.

B: Po.

A: E di si është ajo. Nuk gjen më të mirë.

B: Po për orët e vona si i  bahet?

A: Po hajde e mer kur të dush.

B: Më thanë që është i mirë ky që e ke ti.

A: Më të mirë ske për të gjet.

Për operacionin që u zhvillua ditën e nisjes së vitit të ri shkollor, gjykata e Elbasanit la në burg 16 persona, 7 në arrest shtëpie, 4 hetim në gjendje të lirë ndërsa dhjetra persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

Përgjimi:

A: Po more ma shume ta ulim po me kaq skam ca te them.

B: Do mar nga 5(pese) iher ne tre dite.

H: Po more iher ne tre dite ta ul me 40(dyzete).

B: Po most e jete e keqe se e du per bidon.

H: Per bidon ka dal super, ktu në Elbasan eshte heq kjo

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Oficeri i policisë së Sarandës përplaset fizikisht me një grup personash, disa të shoqëruar

Një oficer i Komisariatit të Policisë Sarandë është përfshirë në një konflikt fizik mbrëmjen e së enjtes në qytet, ndërsa policia ka zhvilluar kontrolle të...
09:53 | 17/07/2026

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin me 28 vite burg për Ilir Selmanin

Apeli i GJKKO ka shpallur këtë të premte vendimin për Ilir Selmanin, duke lënë në fuqi dënimin e tij me 28 vite burgim. Selmani akuzohet...
09:20 | 17/07/2026

“Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit

Familja e Martin Canit, në një deklaratë për shtyp, ka reaguar ndaj fjalimi të Kryeministrit Edi Rama, ku ditën e djeshme kreu i qeverisë, gjatë...
08:55 | 17/07/2026