Për herë të fundit u pa me një djalë, çfarë dihet nga vdekja e të resë në Tiranë

27 Shkurt 2025 | 15:53

Euronews Albania ka mësuar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur në Tiranë, ku një shtetase e huaj u gjet e vdekur brenda një apartamenti të marrë me qira. Viktima dyshohet të jetë një shtetase gjermane, rreth 30 vjeçe, dhe sipas hetimeve paraprake, ajo mund të ketë humbur jetën më shumë se një ditë para se trupi i saj të gjendej këtë të enjte.

Burime bëjnë me dije se viktima kishte marrë me qira apartamentin në rrugën “Gjon Muzaka” më 19 shkurt. Trupi i saj u gjet nga policia pas një njoftimi të bërë nga pronarët e banesës.

Hetuesit kanë konstatuar plagë në trupin e viktimës, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga një mjet prerës.

E reja ishte parë për herë të fundit në shoqërinë e një djali, por ende nuk ka asnjë informacion të qartë nëse ky individ ishte partner i saj apo dikush tjetër. Ky person dyshohet se ka ikur nga apartamenti duke marrë me vete çdo gjë, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur vetëm një monedhë 10 centëshe.

Trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë mjekoligjore, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike. Po ashtu, autoritetet kanë nisur verifikimin e kamerave të sigurisë në zonë dhe po intervistojnë persona që mund të kenë pasur kontakte me viktimën, me shpresën për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
20:30 | 25/07/2026