Përcillen në varreza viktimat në Shkodër; Safet Bajri në polici: Isha me familjen

31 Tetor 2024 | 15:03

Janë përcjellë për në banesën e fundit personat e vrarë në atentatin e djeshëm në Shkodër. Pamjet e siguruara nga pedonalja e qytetit tregojnë arkivolin e Arlind Bushatit, i cili shoqërohet për në varreza, i rrethuar nga një numër i madh qytetarësh.

Në të njëjtën kohë, në banesën e fundit janë përcjellë edhe dy viktimat e tjera të kësaj ngjarjeje tragjike, Hamza Lici dhe kalimtarja Flutura Basha. Për ngjarjen e rëndë janë shoqëruar për marrje në pyetje 20 persona, mes tyre dhe Safet Bajri, familja e të cilit ka një histori të gjatë konflikti me familjen Lici. Në deklaratën e tij për policinë, Bajri ka pohuar se gjatë kohës së ngjarjes ndodhej në shtëpi me familjen dhe kërkoi që kamerat e sigurisë të përdoren për të vërtetuar alibinë e tij.

Atentati ndodhi në zonën e Dobracit, në rrugën Shkodër-Koplik, ku rreth orës 15:50 persona të paidentifikuar hapën zjarr ndaj një automjeti me targa kroate ku ndodheshin Hamza Lici dhe Arlind Bushati. Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit, u vra në vend, ndërsa Arlind Bushati, djali i ish-kandidatit të PD-së për kryebashkiak, Xhemal Bushatit, ndërroi jetë disa orë pas ngjarjes në spitalin e Shkodrës. Kalimtarja Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor bashkë me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, gjithashtu u përplas për vdekje gjatë sulmit, ndërsa bashkëshorti i saj ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026