Sot është dita e pesëmbëdhjetë e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe nisi sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.
Përmbledhje e ngjarjeve kryesore:
- Nis Samiti Versajës, ku pritet të mbizotërojnë diskutimet mbi luftën në Ukrainë, anëtarësimin në BE si dhe shkëputjen nga burimet natyrore të Rusisë.
- Kryqi Kuq paralajmëron krizë humanitare në Mariupol prej mungesës së ujit dhe ushqimeve.
- Qeveria ukrainase raporton mbi 1 mijë civilë të vrarë në Mariupol
- Nuk u arrit armëpushim në takimi mes krerëve të diplomacisë ruse dhe ukrainase
- Kryeministri britanik i shqetësuar se Rusia mund të përdorë armë kimike.
- 3 persona humbën jetën nga bombardimi i maternitetit, përfshi dhe një fëmijë.
- Klikoni këtu për të lexuar përmbledhjen e ngjarjeve kryesore të ditës së mërkurë.
23:45 – Trupat ruse përparojnë 5km më pranë Kievit, sipas zyrtarëve amerikanë
Trupat ruse janë afruar 5km më pranë Kievit në 24 orët e fundit, deklaroi një zyrtar i lartë i departamentit të mbrojtjes.
Kjo do të thotë se trupat që po përparojnë nga zona veri-perëndimore e kryeqytetit janë vetëm 15km larg qendrës.
23:22 – Mbërrijnë në Luben autobusët me të evakuuarit nga rajoni Sumy
Rreth 20,000 persona janë evakuuar nga rajoni Sumy të enjten, 10 mars.
Autobusët kanë mbërritur në Luben, nga ku më pas të evakuarit do të udhëtojnë me tren në perëndim të vendit.
Kortezi: Dmytro Lunin / Administrata Rajonale Shtetërore Poltava
Design by Euronews Balkans
21:05 – Sulmet kundër punonjësve tanë janë krime lufte, thotë Kryqi i Kuq i Ukrainës
Organizata joqeveritare njoftoi se godinat e tyre në Mariupol dhe Kharkiv janë dëmtuar nga sulmet ajrore.
Gjithashtu ata thanë se është hapur zjarr ndaj një grupi vullnetarësh të organizatës në një zonë pranë Kievit, por se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Attacks on employees and buildings of the International Movement of Red Cross and Red Crescent are a gross violation of international humanitarian law and are classified as a WAR CRIME!
#ihl #respectihl #мгп #поважаймгп #redcrossukraine pic.twitter.com/4uBryOsVeZ— Ukrainian Red Cross (@RedCrossUkraine) March 10, 2022
21:00 – Dërgesat me ushqime po vijnë duke u rralluar, thotë këshilli bashkisë Mariupol
Furnizimet me ushqime në qytetin e Mariupol po rrallohen nga dita në ditë, sipas një deklarate të këshillit bashkiak të qytetit.
Sipas tyre, situata është në nivele kritike pasi janë bllokuar të gjitha hyrjet e qytetit duke e bërë të pamundur furnizimin me ushqime dhe ujë të pijshëm.
20:26 – Moska le hapur korridoret e gjelbra që të çojnë drejt Rusisë
Rusia ka konfirmuar korridoret e gjelbra që të çojnë në territorin rus do të jenë të hapura çdo ditë, ndërsa Kievi ka bërë thirrje që të hapen rrugë të sigurta për evakuimin e civilëve brenda Ukrainës.
Korridoret që shkojnë në drejtime të tjera do të negociohen me palën ukrainase, thuhej në njoftimin e ministrisë së mbrojtjes ruse.
20:06 – Greqia do të nisë mjete transporti drejt Polonisë për të ndihmuar refugjatët
Greqia ka deklaruar se do të dërgojë avionë dhe autobusë në Poloni për të përshpejtuar transportimin e refugjatëve drejt vendit.
“Polonia na kërkoi dje ndihmë. Do të dërgojmë avionë dhe autobusë për të transportuar refugjatët nga Polonia në Greqi sepse sot Polonia po strehon më shumë se 1.3 milionë njerëz. 7 mijë ukrainas kanë mbërritur në vendin tonë dhe thuajse menjëherë kanë marrë leje qëndrimi një vjeçare”, tha ministri emigracionit, Notis Mitaraki.
19:47 – Rusia për bombardimin e spitalit: Inskenim i Ukrainës
Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë ka pretenduar gjatë një interviste se sulmi ajror ishte “një provokim i orkestruar për të mbajtur lart ngazëllimin anti-rus në mesin e audiencës Perëndimore”.
Sipas Igor Konashenkov, Rusia nuk ka kryer “asnjë mision për të goditur objektivat në terren në zonën e Mariupolit”.
19:00 – 549 civilë të vrarë në Ukrainë që nga dita e parë e pushtimit rus, sipas OKB
Të paktën 549 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga data 24 shkurt, sipas shifrave të fundit nga Agjencia e OKB për të Drejtat e Njeriut.
957 persona raportohet të jenë plagosur, megjithatë OKB pretendon se shifrat reale janë “shumë më të larta”, veçanërisht në zonat e kontrolluara nga qeveria.
17:59 – Krerët e BE në Versajë për luftën në Ukrainë, pavarësinë nga energjia ruse
Liderët e Bashkimit Europian janë mbledhur të enjten në Versajë për të diskutuar mbi mënyrat se si mund të ulin varësinë e vendeve të unionit ndaj burimeve të energjisë që vijnë nga Rusia.
Për sa i përket Ukrainës, ata pritet të ritheksojnë mbështetjen e tyre morale dhe politike, por nga ana tjetër ka të ngjarë të refuzojnë kërkesën e Kievit për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit.
17:00 – Kryqi i Kuq: Nuk ka ushqim për fëmijët në Mariupol
Shumë njerëz në Mariupol, qytetin e rrethuar nga rusët, nuk kanë më ushqim për fëmijët e tyre, sipas Kryqit të Kuq.
Ata raportojnë se qyteti është pa ujë dhe drita.
Our colleague Sasha is in #Mariupol right now.
It's tough to hear what he describes.
It's even tougher to imagine how people are managing to survive. pic.twitter.com/LAeBknHccx
— ICRC (@ICRC) March 10, 2022
14:41 – Nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus, thotë Zelensky
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha Ukraina do të rindërtohet me standardet më të larta dhe “nuk do të mbetet asnjë gjurmë nga pushtimi rus”.
11:11 – Nuk arrihet armëpushim në takimin e ministrave rus dhe ukrainas
Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas u takuan për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, por gjatë takimit nuk u arrit ajo që Ukraina synonte, armëpushimi.
10:09 – Takohen ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas
Ministrat e jashtëm rus dhe ukrainas po takohen për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, shkruan BBC.
Barışa ihtiyacın en fazla olduğu bu zamanda, @AntalyaDF marjında Rus ve Ukraynalı mevkidaşlarım Lavrov ve Kuleba’yla üçlü formatta görüştük.
Temennimiz bölgemizde barışın yeniden tesis edilmesi.
Rusya ile Ukrayna arasında diplomasinin işletilmesi için çabalarımızı sürdüreceğiz. pic.twitter.com/vduq227Ufi
— Mevlüt Çavuşoğlu (@MevlutCavusoglu) March 10, 2022
10:05 – Të paktën 3 të vdekur nga sulmi rus në një spital në Ukrainë
Të paktën 3 persona humben jetën gjatë sulmit ajror rus mbi një spital fëmijësh në Maripol. Mes viktimave ishte dhe një vajzë e vogël.
09:23 – Përparimi i Rusisë është ngadalësuar, sipas Ministrisë Mbrojtëse në Ukrainë
Ritmi i përparimit të ushtrisë ruse në Ukrainë është ngadalësuar, sipas përditësimit të situatës së luftës mëngjesin e 10 marsit, publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.
00:14 – Zelensky: Sulmi i maternitetit është dëshmi e gjenocidit ndaj ukrainasve
Presidenti i Ukrainës tha se bombardimi i maternitetit dhe spitalit të fëmijëve në Mariupol është “prova e gjenocidit ndaj ukrainasve”.
“Ndërtesat, njerëzit, fëmijët e vdekur, si dhe sulmi i një materniteti janë provat përfundimtare të gjenocidit që po ndodh këtu”.
Ai i ka bërë thirrje europianëve të dënojnë krimet e luftës që po kryen nga Rusia.
“Europianë, nuk do të thoni dot se nuk e keni parë se çfarë po iu bëhej ukrainasve, dhe se çfarë po ndodhte në Mariupol. Ju e keni parë, dhe e dini çfarë po ndodh, ndaj ashpërsoni masat kundër Rusisë në mënyrë që mos ketë më mundësi ta vazhdoj këtë gjenocid”.
22:48 ‘Miliona njerëz mund të vdesin’, Zelensky i kërkon Perëndimit të veprojë
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se “miliona njerëz” mund të vdesin nëse bota nuk e ndihmon Ukrainën para se të jetë “shumë vonë”.
Duke apeluar që liderët botërorë të veprojnë më shpejt, ai tha: “Mos prisni që unë t’ju pyes disa herë, një milion herë. Mbyllni qiellin”.
21:49 – Ministri i Jashtëm ukrainas mbërrin në Turqi për takimin me homologun rus
Ministri i Jashtëm i Ukrainës Dmytro Kuleba ka mbërritur në Turqi, ku pritet të takohet të enjten me homologun e tij rus Sergei Lavrov.
Me ftesë të presidentit turk Erdogan, ata do të takohen në Antalia në një përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
At the invitation of Turkey’s FM @MevlutCavusoglu, @DmytroKuleba has arrived in Antalya for the talks on Russia ceasing its hostilities and ending its war against Ukraine.
— Oleg Nikolenko (@OlegNikolenko_) March 9, 2022
21:45 – Evakuohen mbi 3 mijë civilë nga Kievi
Ministria e Brendshme raporton se më shumë se 3 mijë persona kanë arritur të largohen nga zonat e pushtuara të Irpinit dhe Vorzelit.
Rreth 100 autobusë transportuan disa qindra fëmijë dhe të moshuar drejt zonave të sigurta.
Ministria e Brendshme pretendon se Rusia ka shkelur sërish armëpushimin duke mos lejuar evakuimin e dhjetëra civilëve të tjerë.
21:35 – Mbi 1 mijë civilë të vrarë në Mariupol, sipas autoriteteve
Qeveria ukrainase njoftoi të mërkurën se “mbi 1 mijë civilë janë vrarë nga bombadimet e rusëve në zonat rezidenciale”.
Ata thanë se autoritetet lokale kanë nisur varrimin e viktimave në varre masive për shkak të mbipopullimit në morgun e qytetit.
Mass grave in Mariupol. Ukrainian officials say more than 1,000 civilians have so far been killed by indiscriminate Russian shelling of residential districts#StopRussia pic.twitter.com/uI57Wteghv
— Stratcom Centre UA (@StratcomCentre) March 9, 2022