Përdorimi celularit në makinë i bën “gjëmën”, kapet në Tiranë i kërkuari nga Spanja
Perdorimi i celularit gjatë kohës kur po ecte me makinën duket si ka bërë “gjëmën” një 37-vjeçari në kryeqytet.
Ai është konstatuar nga Policia Rrugore e Tiranës pranë stadiumit “Selman Stermasi” duke përdorur telefonin në mjet, ndërsa pas verifikimeve të kryera rezultoi se ai ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle.
Sipas njoftimit të policisë, 37-vjeçari N.S. dyshohet si pjesëtar i një organizate kriminale të akuzuar në Spanjë për mashtrim me pasoja të rënda ndërsa thuhet se Gjykata e Seu de Urgell i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për këto akuza.
Përdorimi celularit në makinë i bën “gjëmën”, kapet në Tiranë i kërkuari nga Spanja
Perdorimi i celularit gjatë kohës kur po ecte me makinën duket si ka bërë “gjëmën” një 37-vjeçari në kryeqytet.Ai është konstatuar nga Policia Rrugore e Tiranës pranë stadiumit “Selman Stermasi” pic.twitter.com/f5uesSVKjF
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 14, 2025
“Në përfundim të veprimeve procedurale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan provizorisht, në kuadër të operacionit “The Wanted”, 37-vjeçarin N.S., ndërsa Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Madridin për ekstradimin e tij në Spanjë,” thuhet në njoftim.

LEXONI GJITHASHTU:
Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
PD bojkotoi seancën parlamentare, Salianji: Është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet Edi Ramës
- 14:46 Bullgaria bllokon sanksionet e BE-së ndaj Patriarkut Kirill dhe oligarkut Vagit Alekperov
- 14:39 New York Times: Arrestohet Mahmoud Ahmadinejad, dyshohet për lidhje me Mossad-in
- 14:37 Aksident rrugor në Vlorë, mbeten të plagosura dy vajza
- 14:28 I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
- 14:20 Persona të maskuar si policë vrasin vëllain e bosit të drogës në Ekuador
- 14:09 Gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë, Zelensky i paraqet Parlamentit projektligje të reja