Perëndimi shton sanksionet ndaj Rusisë
Udhëheqësit perëndimorë do t’i vendosin Rusisë paketa të reja sanksionesh, deklaroi SHBA të mërkurën.
Thirrjet për sanksione të mëtejshme janë rritur ditët e fundit mes akuzave se Rusia ka kryer masakra në Buça.
Kryetari i bashkisë së Buças ka thënë se rreth 320 civilë janë vrarë nga trupat ruse gjatë pushtimit të qytetit.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se masat do të synojnë organet financiare dhe shtetërore ruse, si dhe disa zyrtarë dhe oligarkë.
Psaki shtoi se masat do të rëndojnë mbi “kleptokracinë ruse që financon dhe mbështet luftën e Putinit”.
Sanksionet, të cilat pritet të përfshijnë ndalimin e të gjitha investimeve të reja perëndimore në Rusi, do të “degradojnë instrumentet kryesore të pushtetit shtetëror rus, do të imponojnë dëm ekonomik akut dhe të menjëhershëm ndaj Rusisë”, u tha Psaki gazetarëve gjatë një konference shtypi në Uashington DC të martën.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës