“Përfaqësues i një non grate”, Noka përplaset me Nikollën në Kuvend

6 Qershor 2024 | 10:37

Seanca në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur me tensione mes deputetëve të opozitës dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.

Shkak i debatit është bërë kërkesa e Rithemelimit për të futur si pjesë të grupit parlamentar të PD deputetin Sali Berisha

Deputeti i PD Flamur Noka është afruar te foltorja duke kërkuar fjalën dhe duke drejtuar fjalë fyese në drejtim të kryetares Nikolla.

Kjo e fundit i ka kërkuar të ruajë qetësinë dhe të ulet në vend. Në pamundësi për të vijuar punimet, Nikolla ka kërkuar ndërprerjen e seancës për 5 minuta.

“S’më trysnon, je përfaqësuesi i një non-grate. Turp t’ju vijë për fjalorin tuaj. 5 minuta pushim”, tha Nikolla.

Pasi ka marrë fjalën Noka ka akuzuar nga foltorja e Kuvendit kryeparlamentaren Nikolla si shkelëse të Kushtetutës dhe ligjeve të kuvendit duke ndëhyrë në vendimarrjen e grupit të PD.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026