Përfaqësuesja e VV-së: Do ta njohim vendimin e Kushtetueses, kemi dhe një “armë” plus

8 Maj 2020 | 16:00

Qeveria e krijuar nga Lëvizja Vetëvendosje pas zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në Kosovës, u rrëzua pas mocionit të mosbesimit nga ish-aleatet, Lidhja Demokratike e Kosovës. Tashmë çështja ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese, e cila pritet të shprehet në fund të këtij muaji nëse LDK do të ketë të drejtë për të formuar qeveri të re apo vendi do të duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Zv. Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci duke folur gjatë një interviste në “Balkan Talks”, thotë se  VV ka mbetur e vetme përballë partive të tjera të cilët në dy dekadat e fundit kanë bashkë qeverisur me njëra-tjetrën.

“Të gjitha partitë e tjera kanë sulmuar VV-në edhe pse është hera e parë që jemi në qeverisje. Ishin vetëm 51 ditë të qeverisjes, ku morë masa ndaj shpenzimeve të zyrtarëve dhe uljen e shpenzimeve të luksit. Gjatë fushatës vazhdimisht kemi kërkuar votat e qytetarëve për të bashkë qeverisur me LDK-në, të cilët njëjtë si dhe ne kishin premtuar se do të luftonin korrupsionin. Ne preferonim të qeverisnim me LDK pasi bashkë kemi qëndruar dhe në opozitë”, deklaroi znj. Nagavci.

Lidhur me sjelljen e Presidentit, Hashim Thaçi ajo u shpreh se kreu i shtetit ka tejkaluar të gjithë kompetencat dhe ka kryer shkelje të Kushtetutës. “Ai madje ka folur për përbërjen e qeverisë së re si dhe është munduar të ndërhyjë për krijimin e një qeveri të re”, shtoi zv. kryetarja e Kuvendit.

Ajo tha se gjithçka ka qenë e kurdisur nga Presidenti Thaçi pasi dekreti i është dërguar LDK-së vetëm dy minuta para se të  përfundonte orari zyrtar i punës ndërsa letrat që janë dërguar për formimin e qeverisë së re nuk janë bërë publike.

Tashmë, janë dy çështje që VV ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese për Thaçin, e para ka të bëjë me thirrjen e presidentit për të mos iu bindur rregullave të qeverisë për COVID-19 si dhe dekreti për formimin e qeverisë së re. Znj. Nagavci tha se VV do ta njohë vendimin e gjykatës, por shtoi se çështja është dërguar dhe në Komisionin e Venecias.

“Ne besojmë se të gjithë argumentet janë në anën tonë pasi presidentin ka tejkaluar kompetencat e tij dhe dekreti është antikushtetues. Por sidoqoftë pa paragjykuar se cili do të jetë vendimi final i gjykatës, ne presim që cili do të jetë aktgjykimi i fundit me shpresën dhe besimin se vendimi do të jetë në anën tonë”, tha znj. Nagacvi.

“Do ta pranojmë vendimin, pasi ne e kemi pranuar edhe radhët e kaluara. E kemi pranuar në vitin 2014, ndonëse kryeministri në detyrë, z. Kurti ka kërkuar opinion dhe nga Komisioni i Venecias, i cili ka thënë se është në pritje të vendimin të Gjykatë Kushtetuese. Nuk është diçka që e kemi diskutuar, por besoj se do të respektojmë vendimin ashtu siç e kemi respektuar edhe radhët e kaluara”, ka shtua ajo.

Znj. Nagavci tha më tej se, nga zhvillimet e fundit politike në Kosovës ka pasur iniciativa për organizim proteste, ndërsa shtoi se vendimi i kushtetueses për të pezulluar dekretin e Presidentit, shmangu një gjë të tillë edhe pse interesi i VV-së tha se ishte të mos kishte asnjë trazirë.

“Trazirat socialiste nuk i konvenojnë askujt dhe sidomos VV-së që ka dalë parti e parë në zgjedhjet e fundit. Sa i takon të drejtës për të protestuar në mënyrë paqësore, ne besojmë se kjo është një e drejtë e qytetarëve. Është një numër i madh që ka pakënaqësi si dhe ka pasur dhe iniciativa për të thirrur protestë, por situata ku ndodhemi, mendoj se është shumë mirë që gjykata mori masën për pezullimin e dekretit dhe nuk pati nevojë për protestë”, deklaroi përfaqësuesja e VV-së.

Ajo shtoi më tej se, se mocioni i mosbesimit erdhi me argumentin se VV është kundër SHBA-ve në një kohë kur vetë LDK ka votuar programin qeverisës ku thuhet se tarifa ndaj Serbisë do të zëvendësohet me reciprocitet. Gjithashtu, tha ajo në 51 ditë bashkëqeverisje të gjitha vendimet janë marrë në mënyrë unanime.

Znj. Nagavci tha se, VV në zgjedhjet e fundit mori 29 deputetë, ndërsa aktualisht në grup ka 30 deputetë. Ndërsa LDK e cila mori 28 deputetë, nga këta vetëm 24 e kanë votuar mocionin e mosbesimit, duke filluar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, që ka qenë me votuara bashkë me tre deputetë të tjerë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026