Përfitoi mbi 33 mijë euro përmes mashtrimit, ekstradohet rumunia nga Gjermania

3 Nëntor 2025 | 09:01

Ekstradohet nga Gjermania 37-vjeçarja rumune e shpallur në kërkim për mashtrim. Policia bën me dije se ajo ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe rezulton e dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Tiranës.

Në vitin 2019 gjatë periudhës mars-prill ajo ka mashtruar një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve ku ka përfituar 33,500 euro. Ajo i kishte dërguar shoqërisë tregtare email-e nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë jashtë shtetit.

“Interpol Tirana/ Përfitoi rreth 33 500 euro, duke mashtruar nëpërmjet emaileve fiktive, përfaqësuesit e një shoqërie shqiptare, ekstradohet nga Gjermania, shtetasja rumune.

Në vijim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, me objektiv lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u finalizua procedura  për ekstradimin nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetases rumune, Aurelia Bratianu, 37 vjeçe.

Ajo kërkohej ndërkombëtarisht, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në vitin 2022, e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”. Gjatë periudhës mars-prill, 2019, ajo përfitoi rreth 33 500 euro, pasi mashtroi përfaqësuesit e një shoqërie tregtare shqiptare në fushën e shitblerjes së pjesëve të automjeteve, duke iu dërguar emaile nga llogari me kredenciale shumë të ngjashme me kredencialet e llogarive të bashkëpunëtorëve të shoqërisë, jashtë shtetit.

Zbardhja e kësaj skeme të mashtrimit kompjuterik u realizua falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Policisë shqiptare dhe autoriteteve të Mbretërisë se Bashkuar”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Projektligji për “tokat bujqësore”, Bylykbashi debat me Manjën, Gjiknuri voton kundër

Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike shqyrtoi projektligjin për ndryshimet në ligjin “Për mbrojtjen e tokës bujqësore”, ku debatet u përqendruan te ndikimi i...
11:18 | 14/07/2026

Ish-kryebashkiaku socialist i Divjakës merret i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre

Një tjetër ish-kryebashkiak socialist merret i pandehur nga SPAK. Fredi Kokoneshi, që ka drejtuar Divjakën akuzohet për shpërdorim detyre kryer ne bashkëpunim, bashkë me disa...
11:15 | 14/07/2026

Vrasja e Renis Dobrës, GJKKO zgjat me 3 muaj hetimet për vëllezërit Bushgjokaj

Më kërkesë të SPAK, Gjykata e Posaçme zgjati me 3 muaj hetimet për tre vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fation Bushgjokaj si dhe për Petrit Çakri,...
11:09 | 14/07/2026