Performancat e kuqezinjve në fundjavë, lojtarët që shkëlyen

6 Maj 2024 | 12:40

Kur duhen edhe 39 ditë deri në nisje të kampionatit evropian, lojtarët e kombëtares shqiptare po paraqiten mirë me skuadrat e tyre respektive. Nga java në javë ka ndryshime, performance në rritje, por dhe mungesë minutazhesh, ndërsa fundjava që lamë pas solli disa zhvillime. Lajmi i mirë për trajnerin Sylvinho është rikthimi i dyshes Ismajli dhe Ramadani të cilët lanë pas dëmtimet. Qendërmbrojtësi luajti si titullar ndaj Frosinones duke zhvilluar një paraqitje pozitive, ndërsa Ramadani luajti për 72 minuta.

Përballja mes Sassuolos dhe Interit pa në fushë dhe një duel shqiptarësh, Kumbulla në mbrojtje tek vendësit, si dhe Asllani në mesfushën zikaltërt, duke e nisur të dy si titullarë. Paraqitjet e tyre ishin tejet pozitive, e padyshim kanë qenë nën lupën e teknikut Brazilian.

Në Turqi, Rey Manaj nuk shënoi dhe ky është një lajm, por asistoi për shokun e skuadrës në golin e vetëm të shënuar ndaj Galatasarayt. Asist dhe për Qazim Laçin në Çeki, ndërsa goli mban firmën e Arbër Hoxhës në kampionatin kroat me Dinamo Zagreb përballë Rijekës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026