Përfshihet nga zjarri lokali në Vlorë, dyshimet e para
Një lokal në zonën e Zvërnecit në Vlorë është përfshirë nga flakët paraditen e kësaj të enjteje.
Nga informacionet paraprake bëhet me dije se si pasojë e flakëve ka pasur vetëm dëme material, ku është djegur një pjesë e konsiderueshme e ambienteve të lokalit.
Policia dyshon se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“Rreth orës 09:50, në fshatin Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht, një lokal në pronësi të shtetasit L. R. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
“Odat e polifonisë”, rreth 80 të rinj në Gjirokastër interpretojnë folklorin dhe polifoninë
Check-up falas, Ministria: Jemi në proces të heqjes së kufirit mbi 70 vjeç
- 15:56 Natyrë e paprekur dhe tradita lokale, pse turistët po zgjedhin Librazhdin
- 15:38 Mauritiusi ndalon hyrjen e udhëtarëve nga tre vende afrikane për shkak të Ebola-s
- 15:21 Rama: Investitorët e Zvërnecit kanë zhvilluar një nga destinacionet më të vizituara në Katar
- 15:14 Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri–Luksemburg, ja rrugët që bllokohen në Tiranë
- 15:11 Energjia diellore i kursen 12.8 miliardë euro për Evropën mes krizës së naftës dhe gazit
- 15:05 Të moshuarit në Përmet: Me pensionin nuk mbulojmë as shpenzimet minimale