Përfshihet nga zjarri spitali i COVID-19 në Tetovë, raportohet për viktima
Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e së mërkurës spitalin e lëvizshëm të Tetovës ku trajtohen pacientët e sëmurë me COVID-19.
Dyshohet paraprakisht se zjarri u shkaktua rreth orës 21:00 nga shpërthimi i bombolave të oksigjenit, ndërsa raportohen edhe viktima.
Gazetari Benjamin Arifi nga vendngjarja raportoi se 24 persona kanë qenë të shtruar në spitalin ku ka rënë zjarri, por ende nuk dihet numri i saktë i të vdekurve.
Spitali ambulant i Tetovës u hap pas muajit prill si strukturë plotësuese për Spitalin Klinik. Kjo strukturë shëndetësore ka një kapacitet trajtues prej 35 pacientësh.
Tetova është qyteti i dytë pas Shkupit (mbi 6 mijë raste aktive) me më shumë raste me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut.
Aktualisht në këtë qytet dhe rrethinat e tij janë mbi 1,400 persona mbartës të coronavirusit.
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë