Përfundon masa e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë për Kuvendin, çfarë pritet?

30 Shtator 2025 | 07:55

Këtë martë përfundon zyrtarisht masa e përkohshme e vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e cila prej datës 5 shtator kishte pezulluar të gjitha veprimet dhe vendimet e Kuvendit të Kosovës, përfshirë edhe procedurat për formimin e qeverisë së re.

Kjo masë erdhi pas ankesës së paraqitur nga Lista Serbe, e cila kundërshtoi mënyrën e zhvillimit të seancës konstituive, me argumentin se Kuvendi nuk mund të quhej i konstituuar pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb. Kreu i Kuvendit, Dimal Basha, megjithatë, e konsideroi përfundimin e seancës si të ligjshëm, pavarësisht mungesës së votimit për përfaqësuesin serb.

Me skadimin e afatit të masës, institucionet vendore përballen me një terren të paqartë. Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, nuk ka dhënë ende një drejtim të qartë për hapat që do të ndërmerren pas 30 shtatorit. Në një deklaratë më 16 shtator, ai përsëriti qëndrimin se Kuvendi është tashmë i konstituuar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur më herët se menjëherë pas përfundimit të masës së përkohshme, do të ndërmarrë hapin për të mandatuar partinë fituese të zgjedhjeve me formimin e qeverisë së re.

Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka qenë kritik ndaj vendimit të Kushtetueses, duke e quajtur një ndërhyrje të panevojshme që sipas tij ka “bllokuar” Kuvendin për plot 25 ditë.

Pavarësisht përfundimit të masës, vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese mbi ligjshmërinë e konstituimit të Kuvendit ende nuk është publikuar. Në rast se gjykata konstaton se procedurat nuk janë ndjekur sipas Kushtetutës, atëherë pritet një rihapje e procesit konstituiv, çka mund të shtyjë edhe më tej formimin e qeverisë së re.

Situata mbetet e paqartë, ndërsa pritet reagimi zyrtar i institucioneve në ditët në vijim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar sërish pas deklaratës së ministres serbe, Snezana Paunoviç, lidhur me spastrimin etnik në Kosovë. Në një reagim...
22:24 | 17/07/2026

Deklarata e ministres Paunoviç, reagon eurodeputeti gjerman: Pres që ajo të shkarkohet nga detyra

Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler ka reaguar këtë të premte përmes një postimi në “X” lidhur me deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunoviç. Para pak ditësh,...
20:13 | 17/07/2026

Ministrja serbe për Kosovën: Duhej të përdorja termin “deportim“, Sveçla është terrorist!

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezana Paunoviç, ka thënë në një intervistë të re se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend...
13:39 | 17/07/2026