Përfundon pas 4-orësh raundi i parë i bisedimeve për Ukrainën, çfarë u vendos
Raundi i parë i bisedimeve mes zyrtarëve amerikanë dhe rusë në Arabinë Saudite ka përfunduar pas katër orësh diskutimesh. Ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, tha se negociatat “shkuan mirë” dhe se kushtet për një takim ndërmjet presidentëve Donald Trump dhe Vladimir Putin janë diskutuar gjatë bisedimeve.
Ushakov theksoi gjithashtu se negociatorët janë pajtuar për të diskutuar luftën në Ukrainë, por shtoi se është ende herët për të folur për kompromise konkrete.
Nga ana tjetër, Kirill Dmitriev, kreu i fondit sovran të pasurisë së Rusisë, tha se të dy palët u trajtuan me respekt, por shtoi se është shumë herët për të diskutuar mundësinë e marrëveshjeve.
Departamenti i Shtetit njoftoi pas takimit se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka arritur një marrëveshje me zyrtarët rusë për krijimin e një “mekanizmi konsultimi” për të adresuar tensionet në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë. Sipas njoftimit, Rubio dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ranë dakord për të formuar ekipe të nivelit të lartë që do të punojnë për të krijuar një rrugë që mund të çojë në përfundimin e luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.
Gjatë takimit pati dhe një reagim të Kremlinit, ku zëdhënësi Dimitry Peskov deklaroi në një konferencë për media se Presidenti Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, “nëse është e nevojshme”.
Peskov, tha se duhet diskutuar baza ligjore e marrëveshjeve, duke nënvizuar se legjitimiteti i Zelenskyt mund të vihet në dyshim, pasi mandati i tij presidencial ka skaduar në maj të vitit 2024. Sipas Ukrainës lufta dhe gjendja e jashtëzakonshme në Ukrainë e bëjnë të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
“One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
Përjashtohet nga Policia e Shtetit ish-drejtori i policisë së Shkodres, Gentian Berberi
Protesta në Tiranë, policia ndjek penalisht 15 persona: Prishje e qetësisë publike dhe pengim i qarkullimit
- 16:16 Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)
- 16:15 “One stop”, nënshkruhet marrëveshja me Maqedoninë e Veriut për zbatimin e kontrolleve të përbashkëta
- 16:07 Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban
- 15:58 Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe
- 15:57 Policia turke arreston 178 persona para Samitit të NATO-s, mes tyre gazetarë dhe akademikë
- 15:43 Gruaja e futbollistit venezuelian humb jetën nga tërmeti, shpëtohet vajza e tyre e mitur