Përfundon raundi i parë për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore me Kroacinë

22 Shtator 2022 | 14:09

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria dhe Kroacia kanë përfunduar raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore.

Rama njofton se rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në Kroaci do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës.

“Lajm i mire, Shqipëria dhe Kroacia përfunduan raundin e parë të negociatave për marrëveshjen e sigurimeve shoqërore. Pas përfundimit të procesit teknik do të ndiqen të gjitha procedurat për ratifikimin e kësaj marrëveshjen. Rreth 3 mijë shqiptarë që punojnë në këtë vend do të përfitojnë nga njohja e viteve të punës”, shprehet Rama në një postim në rrjetet sociale.

Së fundmi Shqipëria ka nisur negociatat me Greqinë për njohjen e pensioneve.

Pak ditë më parë Ministrja për Punët e Jashtme dhe Evropën, Olta Xhaçka njoftoi se mbledhja e parë e komisionit të ekspertëve Shqipëri-Greqi për njohjen e sigurimeve shoqërore u zhvillua me sukses.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026