Përgjegjësi i fabrikës në Gërdec “zbërthehet” në GJKKO, debat me avokatin e Mediut
Ish-përgjegjësi Veiz Muça ka dëshmuar në seancën e kësaj të premteje në GJKKO sa i takon çështjes së Gërdecit.
Gjatë deklaratës së tij Muça u përplas me avokatin e Fatmir Mediut, Ardian Visha.
“Në momentin e shpërthimit kishte 39 konteinerë me barut” , ka qenë kjo deklarata që shënoi pikënisjen e debatit me avokatin e të pandehurit.
Visha u shpreh se ky moment është i rëndësishëm sepse është në kundërshti me urdhërin e ministrit. Po ashtu dy deklarime kontradiktore, ai i sotmi dhe i ditës së shpërthimit bëri që debatet të ngrinin tonet në sallën e GJKKO.
Deklarata e sotme:
Atë ditë ika vetëm dhe hëngra në Vorë në restorant. Ishte e vetmja ditë që sikur më foli zoti dhe u largova, pasi çdo ditë tjetër haja në zyrë në fabrikë, por atë ditë ika. Kur po kthehesha nga dreka, ndodhi shpërthimi i parë, rashë pa ndjenja, më përmendën dy gra, më shkundën. I dhashë makinës sërish deri te nënkalimi i Gërdecit, aty ndodhi shpërthimi i dytë dhe rashë sërish pa ndjenja. Erdhi një shoku im i ngushtë, shkoi mori gomën se mu ça tek ofiçina, pastaj erdhi e rregulloi dhe më çoi mu ate spitali i traumës. Ditën e shpërthimit më mori policia në shtëpi, kur drejtohej nga Shemsi Prençi, më çoi në Vorë për deklarime. Ka qenë dita kur qeveria ishte mbledhur në Vorë, Fatmir Mediu, Sabri Godo etj.
Visha kundërshtoi këtë deklaratë pasi me 15 mars, ditën e ngjarjes, dëshmitari ka deklaruar tjetër gjë.
Unë isha në mjetin tim me drejtorin Dritan Minxolli, makinën e drejtonte ai. Sapo dolëm nga fabrika, ndodhi shpërthimi, menjëherë më pas edhe shpërthimi tjetër. më përmendën dy gra, por drejtorin nuk e pashë aty kur u përmenda, duhet të jetë kthyer në fabrikë.
LEXONI GJITHASHTU:
Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë
- 11:00 Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës
- 10:59 Kapiteni që shpëtoi 155 persona duke ulur avionin në lumin Hudson: Tani kam nevojë për të njëjtin guxim për të mposhtur kancerin
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin