“Përgjigjja mund të jetë e dhimbshme”, ambasadorja izraelite e ashpër ndaj Iranit
Ambasadorja e izraelit në Tiranë, Galit Peleg, ishte këtë të martë e ftuar në “Now me Erla Mëhillin” ku tha se sulmi raketor i Iranit në Izrael ka kaluar pa fatalitete.
Sipas saj nuk ka pasur viktima në njerëz, ndërsa Izraeli ishte i përgatitur për një sulm të tillë nga Irani. E pyetur se çfarë do të ndodh tani dhe a do i kundërpërgjigjet Izraeli këtij sulmi, ajo tha se për këtë duhet të presim ndërsa shtoi se Izraeli e ka treguar se di të reagojë “edhe në mënyrë të dhimbshme”.
“Ne sapo përjetuam një sulm iranian. Rreth 180 raketa janë lëshuar nga Irani. Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh që sulmohemi nga Irani. Unë po flisja me familjen time në telefon. Falë Zotit nuk ka pasur fatalitete mbrëmjen e sotme dhe ka sisteme sigurie të cilat kanë arritur të kapin në kohë raketat dhe tanimë gjërat i janë kthyer normalitetit. Zëdhënësi i shtypit, tha se tashmë mund të largohen nga strehat, por duhet të qëndrojnë pranë tyre”,-tha ambasadorja e Izraelit në Tiranë.
E pyetur nëse ishte Izraeli i përgatitur për këtë sulm ajo tha:
“Ne e dinim që sulmet ndaj Izraelit në dy vitet e fundit, nga Hamasi në Gaza dhe Hezbollahu në Liban, ne e dimë që Irani është nga pas. Nuk e di nëse e dinim me saktësi se çfarë do bënin, por iranianët asnjëherë nuk e fshehin synimin e tyre për të sulmuar Izraelin. Mendoj se ne ishim gati dhe jemi gati. Ata thanë se do e sulmonin Izraelin, u paralajmëruan nga Franca e nga vende të tjera Europiane, por ata zgjodhën të sulmonin, ndaj besoj do jenë të gatshëm të paguajnë çmimin cilido të jetë ai”,-tha ambasadorja.
E pyetur se çfarë do bëjë tani Izraeli ambasadorja tha se duhet të presim e të shohim:
“Ne u kemi treguar armiqve dhe botës, se Izraeli di shumë mirë të marrë kohën e vetë e të përgjigjet në mënyrë të përgjegjshme e po ashtu në mënyrë të dhimbshme nëse është e nevojshme. Ne duhet të presim e të shohim”,-tha ambasadorja.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë