Përgjimet e SKY, juristi: Nuk janë prova, por indicie për nisjen e hetimeve
Temë e emisionit Review në Euronews Albania këtë të shtunë, ishte vendimi i Gjykatës Europiane të Drejtësisë që rrëzoi përdorimin si provë ne proceset gjyqësore penale, të bisedave të përfituara nga rrjetet e enkriptuara Encrochat dhe SkyECC.
I ftuar në studio avokati Jordan Daci tha se pyetja e madhe që lind për jurispudencën është nëse këto përgjime përbëjnë një provë për të dënuar dikë.
Ai tha se gjykata evropiane nuk e njohu si provë, por si indicie për kërkimin e provës. Sipas tij, në Shqipëri ndodh një praktikë e çuditshme, ku përgjimet nuk quhen provë, por kur ato transkriptohen në letër shërbejnë si të tilla në gjykatë.
“Elementi numër 1 është a janë origjinale dhe pyetja e madhe është a janë prova apo jo. Për shumicën e gjykatave të botës nuk përbëjnë prova, por përbëjnë një indicie dhe tregues mbi të cilën ti mund të fillosh një lloj hetimi, por nuk mund përbëjnë prova. Edhe nëse jemi përpara një përgjimi, që është një përgjim se këtë e ka thënë dhe Gjykata e Bashkimit Evropian, vetë përgjimi është mjet për kërkimin e provës, nuk është provë. Gjykata jonë e Lartë me një praktikë të çuditshme që e kanë përqafuar të gjithë gjyqtarët, përgjimin e quan mjet për kërkimin e provës, por kur e transkripton në tekst e quan provë. Ky është një budallallëk që s’di çfarë emri t’i vë”, tha avokati.
LEXONI GJITHASHTU:
Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s
Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre
Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje
- 23:15 Zjarr masiv në Porto Palermo
- 22:33 15-vjeçari nga Cërriku fiton medaljen e artë në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
- 22:32 Eksperti: Po lind “NATO 3.0”, Turqia po fiton peshë strategjike
- 22:27 “NATO në krizë kredibiliteti përballë Rusisë dhe Trump”, Ralf Gjoni analizon Samitin e Ankarasë
- 22:12 “Trump nuk e do më NATO-n”, ish-ambasadori Roland Bimo: Kërkon besnikëri, jo aleancë
- 22:01 Publikohet fotoja familjare nga darka shtetërore e Presidentit Erdogan me liderët e NATO-s