Avokati: SPAK po legjitimon përgjimet për t’i shitur si sukses  

11 Maj 2024 | 20:37

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe 6 të tjerë të arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza.

Avokati Bledar Meminaj tha në emisionin Review në Euronews Albania se vendimi i Gjykatës Evropiane e Drejtësisë kundër përdorimit të përgjimeve si prova do të vërë përballë vështirësisë gjykatën, që sipas tij ka vepruar sipas mënyrës shqiptare.

Sipas Meminajt, akuza është ngritur mbi gjëra që nuk kanë vlerë dhe mbi paragjykimin, çka siç tha godasin institutin e prezumimit të pafajësisë.

“Këtu më tepër vlen graviteti i veprës penale se procedura, nëse e ke implementuar mbi ca gjëra që nuk kanë vlerë, nuk mund të shkosh direkt te paragjykimi se godasin institutin e prezumimit të pafajësisë. Vendimi i GJED që është ngritur nga gjyqtari i gjykatës gjermane është shumë i bukur dhe e kanë ngritur për problematikën e tyre në shqyrtimin e këtyre çështjeve. Ne e kemi thënë që në fillim që ky është përgjim dhe nga prokuroria na është thënë se është dokument elektronik. Është rasti i parë dhe është një strategji që nga SPAK është hedhur për të legjitimuar gjënë ilegjitime që duan bëjnë për të shitur rezultatet si suksese

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026