Përlaskaj: Kroacia insiston se Serbia duhet ta njohë pavaresinë e Kosovës
Deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Emina Lekaj Përlaskaj thotë se Kroacia insiston në faktin që Serbia duhet ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur.
Në një intervistë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews Albania, Përlaskaj deklaroi se Serbia nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian pa plotësuar kushtet themelore, që sipas saj, është edhe njohja e fqinjëve, në këtë rast, Kosovës.
“Ndoshta, synimi i tye strategjik është që të integrohen në Bashkimin Evropian, por mendoj që duhet punuar shumë nga ana e Serbisë dhe nuk e di sa janë të gatshëm që t’i plotësojnë kushtet, të cilat i ka kërkuar edhe Bashkimi Evropian. Nëse Kroacia, si një shtet që e njeh politikën e Ballkanit dhe tërë kohën përmend që Serbia duhet ta pranojë Kosovën si shtet të pavarur, mendoj që edhe Serbia duhet ta ndëmarrë një hap të tillë.
Si mendojnë ata që të integrohen në Bashkimin Evropian, nëse kushtet elementare, që të njihet një shtet fqinj siç Kosova, nuk plotësohen dhe çdo herë kërkohet arsye që të mos vijë njohja e këtij shteti. Mendoj se është momenti që Serbia të mos ulet në dy karrige”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
- Osmani për Asociacionin: Mbështes çdo iniciativë që s’ka kompetenca ekzekutive
- Osmani i tregon ‘vijat e kuqe’ Macron dhe Scolz: Asosacioni i dëmshëm edhe për BE
- Rama mbështet propozimin e Macron, pro Komunitetit Politik Europian
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë