Përmbyllen përgatitjet për zgjedhjen e kryetarit të PD-së më 23 maj, Kaso jep detajet

18 Maj 2026 | 14:52

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso, deklaroi këtë të hënë se është përmbyllur faza e përgatitjeve për procesin e datës 23 maj, kur demokratët do të zgjedhin kryetarin e tyre përmes referendumit, sipas parimit “një anëtar, një votë”.

Në emër të Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike, Kaso bëri të ditur se në të gjitha degët e partisë do të ngrihen qendrat e votimit, ku nga ora 08:00 deri në 18:00 anëtarët janë të thirrur të votojnë në këtë proces të brendshëm zgjedhor.

Sipas tij, në degët më të mëdha, sipas kërkesave, mund të ngrihen edhe më shumë se një qendër votimi, me qëllim garantimin e pjesëmarrjes sa më të gjerë të anëtarësisë.

Kaso u shpreh se në total, 77 degë të Partisë Demokratike në të gjithë vendin do të përfshihen në procesin e së shtunës, të cilin ai e cilësoi si një ushtrim të demokracisë së drejtpërdrejtë dhe të brendshme partiake.

Ai theksoi gjithashtu se, sipas tij, Partia Demokratike ka zhvilluar disa procese të hapura zgjedhore që nga ngritja e Komisionit të Rithemelimit, duke i krahasuar me mënyrën e funksionimit të forcave të tjera politike.

Në përfundim, Kaso u bëri thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike të marrin pjesë në votim dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre në referendumin e 23 majit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh

Trupat e ushtrisë libaneze filluan të vendosen në qytetin jugor libanez Zawtar al-Gharbiyeh të martën, pasi forcat izraelite u tërhoqën nga zona, tha një zyrtar...
09:53 | 21/07/2026

OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor

OKB-ja mirëpriti këtë të hënë nisjen e operacioneve pilot të zonave në fshatrat libaneze Froun, Srifa dhe Zawtar Al-Gharbiya në kuadër të një kuadri trepalësh...
19:03 | 20/07/2026

Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Theth, por për fat të mirë pa persona të lënduar. Disa turistë të huaj kanë...
10:38 | 17/07/2026