Përmbysje në Fier pas rinumërimit, Zegjine Çaushi drejt humbjes së mandatit

2 Korrik 2025 | 14:56

Një përmbysje e papritur ka ndodhur në qarkun e Fierit pas rinumërimit të votave nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ndërsa ka mbetur për t’u rinumëruar vetëm kutia e fundit, Zegjine Çaushi është drejt humbjes së mandatit të deputetes në këtë qark, pasi kolegia tjetër nga PS, Maldrita Bardho ka kaluar në një avantazh prej 9 votash.

Pas përfundimit të numërimit më 11 maj dhe mbylljes së procesit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ishte Çaushi që fitoi mandatin me 61 vota më shumë se Maldrita Bardho. Por rinumërimi i kërkuar nga “Shqipëria Bëhet” ka sjellë një përmbysje të rezultatit, sa i takon kandidatëve brenda Partisë Socialiste.

Kutia e fundit që mbetet për t’u rinumëruar pritet të vendosë fatin e mandatit të 12-të të PS.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026

Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun

Gazetarja Laureta Roshi ishte në një lidhje live për emisionin “Review” me Greta Topjanën, ku solli detaje nga ngjarja tragjike e kësaj të premteje në...
21:27 | 24/07/2026