Përmbyten lagjet në Vlorë, mungesa e investimeve shkakton kaos në qytet
Ditët me shi nxjerrin në pah problematikat në disa blloqe banimi në qytetin e Vlorës. Mungesa e investimeve në rrugë, trotuare dhe kanalizime bën që disa lagje të jenë në këtë gjendje.
Lagjja ‘Kume’, një nga më të vjetra në qytetit të Vlorës vuan nga mungesa të theksuara të infrastrukturës. Banorët ankohen se asnjëherë nuk ka pasur një investim, ndërsa jeta e tyre vështirësohet sidomos në ditët kur ka reshje shiu.
Banorët tregojnë se bashkia nuk ka ndërmarrë asnjë investim. Sipas tyre, pushtetarët duken në lagje vetëm kur kanë interes.
Euronews Albania pyeti kreun e zyrës së Urbanistikës në Bashkinë e Vlorës, Jurgen Çollaku, i cili tha se projekti i lagjes ‘Kume’ ka nisur me shtrimin e rrugës kryesore dhe do të shtrihet edhe në brendësi të lagjeve.
Ai nuk saktësoi se kur do të nisë rehabilitimi në brendësi të kësaj lagje.
Nga ana tjetër, intensiteti i lartë i reshjeve të shiut gjatë së dielës ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e qytetarëve dhe automjeteve për shkak të përmbytjeve.
Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro
Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin
Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo
- 09:36 Meteorologia paralajmëron rikthimin e vapës ekstreme: Ja dita kur temperaturat do të arrijnë 42°C
- 09:32 SHBA rishikon praninë ushtarake në Evropë, Trump kërkon më shumë përgjegjësi nga NATO
- 09:27 Publikohen audiot konfidenciale, Joe Biden dëgjohet duke pranuar mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara
- 09:09 Koreja e Jugut propozon ligj të posaçëm: Jo armë bërthamore, por nëndetëse me energji atomike
- 09:02 Irani kërkon bashkëpunim rajonal për të rivendosur stabilitetin në Ngushticën e Hormuzit
- 08:48 Një tërmet i fortë godet Meksikën jugore, sa ishte magnituda?