Përmbytje në Vaun e Dejës, Mbrojtja Civile: Situata drejt normalizimit

26 Tetor 2025 | 11:19

Reshjet e shiut kanë krijuar probleme serioze këtë të dielë në disa zona të qarkut të Shkodrës. Situata më kritike paraqitet në bashkinë e Vaut të Dejës, në njësitë administrative Bushat, Vau Dejës dhe Hajmel. Lumin Glinë në Vuan e Dejës ka përmbytur disa banesa dhe një sasi të mëdha toke.

Në mbrëmje, strukturat e mbrojtjes civile njoftuan se ekipet e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Forcave të Armatosura kanë ndjekur në terren situatën në bashkinë Vau Dejës dhe se situata është drejt normalizimit.

“Niveli i ujit është ulur ndjeshëm dhe në disa banesa është tërhequr plotësisht. Në zonat ku banesat rrezikoheshin nga prurjet e përroit, po ndërhyhet me eskavatorë për devijimin e rrjedhës dhe ngritjen e një argjinature mbrojtëse. Gjithashtu po punohet në bashkinë. Fushë Arrëz dhe në njësinë administrative Gur i Zi për pastrimin e inerteve në akset ku ka patur rënie gurësh, për të garantuar qarkullimin normal”,- njoftoi Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Gjithashtu, Agjencia njofton se në qarqet e tjera të vendit nuk raportohen problematika në infrastrukturë apo banesa si pasojë e kushteve të motit.

Për situatën në Vaun e Dejës, me herët, kryebashkiaku i Kristjan Shkreli tha se uji ka vërshuar në tokat bujqësore dhe ka hyrë brenda banesave dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në bagëti.

“Përroi i Glinës ka dalë jashtë shtratit dhe po bën një përmbytje shumë të madhe në gjithë qytetin, deri tani janë 100 banesa që ka prezencë të ujit. Dëmet janë shumë të mëdha në bagëti shpendë dhe kosheret e bletëve. Shpresojmë mos të rrezikohet jeta e njerëzve se situata është shumë e rëndë. Gjithë stafi i bashkisë së Vaut të Dejës është në terren përkrah njerëzve, shpresojmë mos të kemi nevojë për evakuim. Përroi i Glinës është problemi kryesor, kemi 5 vite që aplikojmë dhe s’e kemi fituar, kemi nevojë për porta me gurë, diga malore”, deklaroi kreu i bashkisë së Vaut të Dejës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koncerti i Kanye West, policia njofton planin e masave. Rrugët që do të ndalohet qarkullimi i mjeteve

Policia e Tiranës këtë të enjte ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me masat e marrë për koncertin e reperit Kanye West e cila...
18:10 | 09/07/2026

Plagosje në Lezhë, policia jep detajet e para (VIDEO)

Një plagosje është regjistruan pasditen e kësaj enjte në qytetin e Lezhës. Policia bën me dije se një person është paraqitur për ndihmë mjekësore në...
17:56 | 09/07/2026

Skema e dyshuar e tjetërsimit të tokave shtetërore në Durrës, 12 masa sigurie për ish-funksionarë të Hipotekës

Një skemë e dyshuar e tjetërsimit të pronave shtetërore në Durrës ka çuar në caktimin e 12 masave të sigurimit nga Gjykata e Durrësit, pas...
17:53 | 09/07/2026