Moti i keq në verilindje të Shqipërisë, reshje dëbore në zonat mbi 1000 metra
Një valë e re moti të keq ka përfshirë territorin shqiptar, me intensitet më të lartë në zonat verilindore të vendit, ku janë regjistruar reshje të dendura shiu dhe dëbore, raporton Euronews Albania.
Në zonat malore mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, reshjet kanë rënë kryesisht në formë bore. Njësitë administrative të thella si Shishtaveci, Zapoti, Topojani, Gryk-Qaji, Arreni dhe Kalisi janë zbardhur nga dëbora, duke sjellë një pamje tipike dimërore.
Deri tani, nuk janë raportuar probleme në qarkullim apo furnizim me energji, por autoritetet apelojnë për kujdes nga drejtuesit e mjeteve për shkak të lagështisë dhe mundësisë së formimit të akullit në rrugë.
Sipas parashikimeve, moti pritet të përkeqësohet edhe gjatë ditës së premte, kur reshjet do të jenë më intensive. Përmirësimi i kushteve atmosferike parashikohet të nisë të shtunën, kur pritet ndërprerja graduale e reshjeve.
Kukësi mbulohet nga bora, ulja e temperaturave sjell dimër të parakohshëm pic.twitter.com/4AFwwChPUW
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 2, 2025
LEXONI GJITHASHTU:
Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 11:16 Dosja “Sterilizimi”, shtyhet seanca në datë 11 shtator, zbardhet arsyeja
- 11:12 Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale, arrestohen në Durrës 2 persona
- 11:00 SPAK kërkon rrëzimin e 23 kërkesave të Ilir Beqajt për dosjen “Sterilizimi”
- 10:57 Çmimi i ulët i grurit penalizon fermerët e Maliqit: Nuk marrim as djersën tonë
- 10:55 Shifrat/ Policia e Korçës bën bilancin e dy muajve, prioritet lufta kundër krimit dhe siguria gjatë sezonit turistik
- 10:47 Rrezikonin të mbyteshin pranë grykëderdhjes së Vjosës, shpëtohen 11 emigrantë nga Lindja e Mesme pasi lëshuan sinjalin SOS