Veliaj pritet të dal përpara Gjykatës së Lartë, kërkon ndryshimin e masës

2 Tetor 2025 | 08:55

Erion Veliaj, ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, do të dalë këtë të enjte para trupës së Gjykatës së Lartë, ku do të shqyrtohet kërkesa e tij për një masë më të butë sigurie. Gjyqtarja Albana Boksi do të vendosë nëse do të ndryshojë masa aktuale e paraburgimit, në të cilën Veliaj ndodhet që nga 10 shkurti.

Veliaj u arrestua nga SPAK për disa akuza që lidhen me korrupsion dhe shpërdorim detyre, ndërsa bashkë me të është përfshirë edhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa.

Çifti akuzohet për përfitime të paligjshme në formë parash dhe pasurish, si dhe për dhënie lejesh ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e Tiranës në favor të disa subjekteve tregtare dhe organizatave jofitimprurëse.

Mbi Veliajn rëndojnë akuza të tjera serioze, përfshirë pastrim parash, mbajtje të sendeve të ndaluara në burg dhe deklarim të rremë të pasurive.

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi nga detyra për mungesë në punë, por Veliaj ka depozituar ankim në Kushtetuese që pezullon këtë vendim.

Nga ana tjetër Presidenti i Republikës ka dekretuar datën e zgjedhjeve për në 9 Nëntor përfshirë 6 vakancat ku përfshihet dhe Tirana.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme

Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e...
14:30 | 16/07/2026

Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale

Është prezantuar këtë të enjte Qendra e Komandës dhe Kontrollit, një nga komponentët kryesorë të projektit kombëtar “Smart City”. Në ceremoninë ku morën pjesë Kryeministri...
14:18 | 16/07/2026