Përmbytjet, Haki Çako akuza bashkive: Nuk po bëjnë detyrën

21 Nëntor 2022 | 21:45

Drejtori i Emergjencave Civile kritikoi në emisionin Now në Euronews Albania, punën që kanë bërë disa bashki në situatën e 2 ditëve të fundit për shkak të përmbytjeve.

Çako u shpreh se të gjitha strukturat kanë qenë dhe janë në krye të detyrës, ndërsa theksoi se primare është shpëtimin i jetës së njerëzve.

Ai kërkoi nga bashkitë që të bëjnë siç duhet detyrën duke ngritur grupe për vlerësimin e dëmeve në terren, në mënyrë që të bëhet edhe kompensimi i qytetarëve.

“Kemi kompensuar detyrimet ndaj qytetarëve që nga 2009. Sikurse është e domosdoshme dhe që bashkitë duhet të respektojnë ligjin, që përpos fazës së menaxhimit të emergjencës të ngenë grupet e vlerësimit që të bëjnë qartësisht vlerësimin e dëmeve që të bëhet i mundur kompensimi. Ka bashki që nuk respektojnë ligjin duke ngritur komisionet përkatëse”, tha Çako.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026