Përmbytjet në Ferras, Balluku monitoron situatën: Janë evakuuar banorët
Situata në zonën e Ferrasit ka arritur pikën kritike mbrëmjen e kësaj të enjteje pas daljes nga shtrati të lumit Vjosa. Në vendngjarje ndodhen Zv.Kryeministrja Belinda Balluku, Ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu dhe Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, për të koordinuar punën e forcave të ushtrisë dhe emergjencave civile.
Zv.Kryeministrja Balluku konfirmoi se operacioni i evakuimit është përmbyllur me sukses.
“Të gjitha familjet e rrezikuara nga vërshimi i ujërave në fshatin Ferras janë evakuuar,” u shpreh Balluku.
Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, dha detaje mbi situatën e infrastrukturës mbrojtëse. Ai sqaroi se nuk kemi të bëjmë me çarje të digës, por me tejkalim të lartësisë së saj.
“Prurjet e orëve të fundit kanë qenë të tilla që kanë tejkaluar majën e argjinaturës. Megjithatë, struktura është ende e qëndrueshme dhe po reziston,” theksoi Vëngu.
Kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi, dha një lajm shpresëdhënës bazuar në matjet e bëra në rrjedhën e sipërme të lumit. Sipas tij, matjet në fshatin Kashisht tregojnë se niveli i ujit ka pësuar një rënie prej 15 cm brenda një ore.
“Kjo rënie pritet të reflektohet edhe këtu në Ferras pas dy a tri orësh, çka shpresojmë të sjellë një lehtësim të situatës,” deklaroi Subashi.
Operacionet e emergjencës vijojnë për monitorimin e situatës dhe për sigurinë e banorëve të zonës.
Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe
Studentët e Arteve sjellin në miniaturë monumentet e Gjirokastrës, promovojnë trashëgiminë kulturore
- 16:54 Ekspertët paralajmërojnë: Fëmijët nën dy vjeç nuk duhet të ekspozohen ndaj ekraneve
- 16:49 NATO kërkon armë më ekonomike kundër dronëve: Nuk mund të përdorim raketa milionëshe
- 16:38 Studentët e Arteve sjellin në miniaturë monumentet e Gjirokastrës, promovojnë trashëgiminë kulturore
- 16:18 Dyshohet se shkaktoi zjarrin masiv në malin e Shëngjinit, arrestohet 57-vjeçari
- 15:56 Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë
- 15:40 I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje