Përnaska: S’kam ndonjë lidhje me partinë e Idrizit, ja pse ja shtriva dorën
Kandidatja e PDIU për bashkinë Tiranë, Lajla Përnaska tha në një intervistë për “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se nuk ka asnjë lidhje me partinë e Shpëtim Idrizin, por ajo ishte e vetmja formë se si mund të kandidonte për kryebashkiake.
Ajo shtoi se u desh të pozicionohej në PDIU në respekt të sistemit elektoral në mënyrë që të bëhej pjesë e garës.
“Në respekt të këtij sistemi elektoral që ne kemi në fuqi edhe unë bëra analizat e mia, bashkë me shumë miq dashamirës që kemi qenë prej vitesh dhe në rrugëtimin politik dhe në investimin politik për të parë këtë mundësi, për t’u angazhuar në këtë garë.
Jo se kam ndonjë lidhje paraprake politike sepse dhe në këtë moment që flasim unë s’kam pasur asnjë lloj angazhimi ose aktivizimi brenda këtij subjekti politik, por gjithmonë në respekt të ligjit që kemi në fuqi për zgjedhjet vendore, dy janë mundësitë që paraqiten. Ose të garosh si i pavarur, ose të garosh me një subjekt politik parlamentar,” – u shpreh Përnaska.
LEXONI GJITHASHTU:
Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 17:32 Dinamo barazon në Slloveni, kualifikimi ndaj Aluminij vendoset në “Elbasan Arena”
- 17:16 Dy vatra zjarri në Himarë, zjarrfikësit dhe Forcat e Armatosura në terren
- 16:50 Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 16:40 Mimoza Ahmeti në “Za Fest”: Shkodra të sfidon me zgjuarsinë, kulturën dhe mençurinë e saj
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik