Përplasen tre makina në aksin Korçë-Ersekë, lëndohet njëri nga shoferët
Mbrëmjen e së shtunës në aksin nacional Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë ka ndodhur një aksident ku janë përplasur dy makina, më pas në aksident është përfshirë një automjet i tretë.
Nga burime paraprake thuhet se një mjet tip “Mercedes Benz ” është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë ndërkohë që në këtë aksident është përfshirë e një mjet i tretë. Si pasojë një nga shoferët ka mbetur i lënduar i cili është dërguar në spitalin e Korçës ku burime pranë këtij spitali thanë se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa një aksident tjetër ka ndodhur po këtë të shtunë në aksin Librazhd-Përrenjas në afërsi të fshatit Qukës ku një trajler ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka shkaktuar trafik të rënduar në këtë aks rrugor.
Nga ky aksident nuk raportohen të lënduar, por vetëm dëme materiale ndërsa policia po vijon hetimet rreth shkaqeve të aksidentit.

LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 11:11 Ikballe Huduti non grata”! Ministri Lamallari zbulon detaje pse u mor vendimi
- 10:27 Zbardhet atentati ndaj servisit të celularëve në Kamëz, arrestohet 18-vjeçari që qëlloi me kallashnikov
- 10:15 Goditen dy raste të kultivimit të kanabisit në Shkodër, arrestohen dy persona! Ndiqet penalisht kryeplaku i Vuklit
- 10:06 Qeveria miraton rregullat e reja për pezullimin dhe heqjen e licencave për bastet online
- 09:44 Tentoi të përplaste me makinë nënën e bashkëjetueses, arrestohet 28-vjeçari në Lezhë
- 09:36 Kepi i Gjelbër shkruan historinë në Kupën e Botës, kualifikohet bashkë me Spanjën në fazën me eliminim direkt