Përplasi një automjet dhe u largua vendngjarja, arrestohet nënkomisari i policisë
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e policisë Nënkomisar L. D., 46 vjeç, me detyrë Specialist për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Pogradec, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.
Arrestimi i tij u krye pasi më datë 25.06.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, ai u përfshi në një aksident me dëme materiale duke goditur një automjet tjetër dhe më pas u largua nga vendngjarja.
Nga veprimet e para hetimore rezultoi se punonjësi i policisë drejtonte automjetin nën efektin e alkoolit tej normave të lejuara.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus