Përplasi për vdekje këmbësorin në aksin Korçë-Pogradec, arrestohet shoferi 37-vjeçar
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmë në aksin “Korçë – Pogradec”, ku një këmbësor ka humbur jetën pas përplasjes nga një automjet.
Ndërkohë, ditën e sotme është bërë e mundur arrestimi i 37-vjeçarit i cili dyshohet se ka goditur këmbësorin Frederik Balliu 62-vjeç, banues në Pogradec i cili ndërroi jetë.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për aksidentin e ndodhur në aksin “Korçë – Pogradec”, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin G. Ç., 37 vjeç, banues në Sovjan, Maliq, pasi dyshohet se ka përplasur shtetasin F. B,. 62 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor, i cili për pasojë humbi jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
LEXONI GJITHASHTU:
Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin
- 16:56 Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- 16:29 Irani u kërkon rebelëve Huthi të mbyllin rrugën e naftës në Detin e Kuq nëse SHBA godet rrjetin iranian të energjisë
- 16:24 Gjykata e Moskës hedh poshtë apelin e Euroclear për asetet e ngrira
- 16:12 India urdhëron ndalimin e marinarëve indianë që të udhëtojnë drejt Hormuzit, shkak situata rajonale
- 16:06 Gjykata merre vendimin, gruaja e kryeministrit spanjoll do të dalë në gjyq për akuzat për përvetësim fondesh
- 15:56 Ligji për mafian, u jep familjeve italiane të drejtën të ‘çlirohen’ nga jeta e krimit