Aksidenti me një viktimë në aksin Peqin-Rrogozhinë, arrestohet shoferi 38-vjeçar

20 Shkurt 2025 | 09:30

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, ku përplasja e dy mjeteve ka rezultuar fatale për një 25-vjeçar.

Policia e Kavajës ka arrestuar në flagrancë shtetasin G. F., 38 vjeç, banues në Manzë, nën akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor” me pasojë vdekjen.

Sipas informacioneve zyrtare, automjeti i drejtuar prej tij është përplasur me mjetin e shtetasit E. K., 25 vjeç, banues në Peqin, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe pasagjeri në automjetin e viktimës, shtetasi B. A., 24 vjeç, banues në Peqin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Temperaturat e larta, zjarrfikësit freskojnë rrugët dhe hapësirat publike në Elbasan (VIDEO)

Teksa termometri ka shënuar 40 gradë Celsius, ekipet e shërbimit zjarrfikës në Elbasan kanë ndërmarrë një aksion në të gjithë qytetin për të lehtësuar ndikimin...
15:15 | 16/07/2026

Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari

Një 14-vjeçar është shoqëruar në Komisariatin e Policisë së Krujës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me thyerje një market në pedonalen e qytetit....
14:51 | 16/07/2026

“Smart City”, Rama: Projekti nuk ndalet më, do të shtrihet në të gjithë territorin

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm këtë të enjte në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të projektit “Smart City”, ku deklaroi se siguria publike në...
14:31 | 16/07/2026