Përplasja me kokë me kundërshtarin, Rey Manaj largohet nga fusha me ambulancë
Momente tensioni janë përjetuar gjatë ndeshjes Sivaspor-Göztepe, kur sulmuesi i Kombëtares, Rey Manaj, humbi ndjenjat pas një përplasjeje të fortë me një lojtar kundërshtar.
Ngjarja ndodhi në minutën e 3-të të ndeshjes, kur Manaj u përplas kokë më kokë me një mbrojtës të Göztepe.
Pas përplasjes, ai mbeti i shtrirë në fushë, duke shkaktuar panik te lojtarët dhe tifozët.
Stafi mjekësor i Sivasspor ndërhyri menjëherë dhe pas ndihmës së parë, futbollisti u transportua me ambulancë për në spital për kontrolla të mëtejshme.
💥 Sivasspor-Göztepe maçında Koray Günter ile girdiği pozisyonda sakatlık yaşayan Rey Manaj, hastaneye kaldırıldı. pic.twitter.com/G3xZLnDlI5
— HaTtrick (@hattrickftbl) March 9, 2025
Gjendja e Manajt pas incidentit
Në një njoftim zyrtar, klubi turk bëri të ditur se Rey Manaj ka rikthyer vetëdijen pas mbërritjes në spital dhe se është i vetëdijshëm. “Futbollisti ynë humbi ndjenjat si pasojë e një përplasjeje me një lojtar kundërshtar në minutën e 3-të të ndeshjes ndaj Göztepe.Pas ndërhyrjes së parë të ekipit tonë mjekësor, ai u dërgua me ambulancë dhe tani është i vetëdijshëm. Pas përfundimit të analizave, do të ndahen informacionet për gjendjen shëndetësore të tij”, thuhet në reagimin e klubit.
Një video e publikuar nga Sivasspor tregon momentet kur Manaj mbërrin i ndërgjegjshëm në spital dhe ka filluar marrjen e mjekimeve të nevojshme.
Përshëndetje dhe urime për shërim të shpejtë
Klubi ka shprehur urimet për një shërim të shpejtë të sulmuesit shqiptar dhe ka kërkuar durim derisa të përfundojnë analizat mjekësore.
LEXONI GJITHASHTU:
“Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 10:11 Orban thirrje mbështetësve të ngrihen kundër ‘tiranisë’ së kryeministrit Magyar: Të rivendosim demokracinë
- 10:07 I akuzuar për lidhje me SHBA-në dhe Izraelin, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 09:52 Haxhiu: Të premten do të caktoj datën e seancës konstituive të Kuvendit
- 09:49 Pas pezullimit shumëvjeçar, SHBA rikthen fluturimet direkte drejt Libanit. Trump jep dritën jeshile
- 09:32 Manjatit malajzian i kërkohet të revokojë emërimin e kryetarit të portit, shkak lidhjet me Epstein
- 09:31 37.5 miliardë dollarë për luftën me Iranin, Hegseth paraqet raportin e ri në Senat