Përplasje Kosovë-Serbi, Kurti: Në Bruksel morëm garanci, teksti i panegociueshëm
Brenda këtij muaji pritet të mbërrijnë në Kosove dhe Serbi ndërmjetësit europianë dhe amerikanë për një raund të ri negociatash lidhur me çështjen e asociacionit të komunave me shumicë serbe por dhe zbatimit të plotë të marrëveshjes së dakordësuar mes Kosovës dhe Serbisë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili tha se ka marrë garanci në Bruksel për zbatimin e të gjitha pikave të planit europian.
Teksti i marrëveshjes sipas Kurtit mbetet i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm.
“Në takim u konfirmua se marrëveshja është funksionale, se 27 shkurti i Brukselit dhe 18 marsi i Ohrit ka ndodhur, se teksti i marrëveshjes është aty i pandryshueshëm e i panegociueshëm dhe që duhet të zbatohet pa vonesa dhe në përpikëri. Andaj ky zotim, kjo garanci e ndërmjetësve evropianë natyrisht që është i domosdoshëm për ta mbajtur solid procesin e dialogut”, ka thënë Kurti para gazetarëve.
Ai ka folur edhe për lirimin nga detyra të ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionin e vet, andaj ne nuk kemi më arsye që ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thoshte e tha në Bruksel më 2 maj. Unë besoj që të gjithë e kanë të qartë se ekipit menaxhues i ka përfunduar puna andaj edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme”, tha ai.
“Hapat e radhës besoj se do të jetë një takim i yni me ndërmjetësit. Besoj se kjo do të ndodhë gjatë këtij muaji. Pas këtij takimi do të mund të shohim cilët do të jenë hapat tjerë përpara dhe këta hapa do të jenë vetëm për zbatimin dhe sekuencimin e zbatimit”.
Ndërsa drejtori i Zyrës Serbe për Kosovë, Petar Petkoviç, ka thënë se mandati i Ekipit Menaxhues për hartimin e statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe zgjat deri në përfundimin e procesit të formimit të Asociacionit.
Siç thotë ai nuk ka bazë ligjore që “kryeministri Albin Kurti në mënyrë të njëanshme ta shkarkojë atë organ”.
“Fakti që nuk i pëlqen drafti i Statutit të Asociacionit është problem i tij personal, sepse mandati i Ekipit Menaxhues ekzistues është aktiv dhe i vlefshëm, i konfirmuar në disa raste nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, por edhe nga lart, si dhe nga Përfaqësuesi i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell”.
Sipas tij, edhe Borrell në fjalimin e tij, pas raundit të fundit të dialogut më 2 maj, theksoi se BE-ja do të vazhdojë të ftojë ekipin menaxhues në takime në Bruksel nëse është e nevojshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Albin Kurti: BE ka miratuar 206 milionë euro fonde
Gazetari jep detajet e konferencës: Erdogan përmendi Kosovën dhe konfirmoi angazhimin e Turqisë në KFOR
Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
- 14:17 Policia jep detajet: Vrau bashkëshorten me armë zjarri në Shkodër, arrestohet 62-vjeçari
- 14:02 Detaje nga vrasja në Shkodër, burri vret bashkëshorten me çifte
- 13:58 Hitaj: Mbi 10 mijë llogari të dyshimta po verifikohen për komente negative ndaj bizneseve turistike
- 13:36 Vrasje me armë zjarri në Shkodër, raportohet një i vrarë
- 13:26 Begaj nga Lugina e Preshevës: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për të drejtat e shqiptarëve
- 13:03 Kuvajti intercepton raketa dhe dronë, një person mbetet i plagosur