Përplasje në Këshillin Bashkiak Elbasan, qytetarët protestë kundër çmimit të ujit
Është shoqëruar me përplasje mbledhja e Këshillit Bashkiak të Elbasanit. Një grup qytetarësh, mbështetur dhe nga përfaqësuesit e opozitës, protestuan kundër rritjes së çmimit të ujit të pijshëm.
Mbledhja e radhës e këshillit bashkiak të Elbasanit është shoqëruar sërish me debate dhe tensione mes këshilltarëve dhe qytetarëve për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Disa përfaqësues të opozitës thirrën një protestë qytetarë për të kundërshtuar rritjen e çmimit të ujit.
Qytetarët pohuan se ky vendim prek drejtpërsëdrejti shtresat në nevojë. Më tej qytetarët ju bashkuan mbledhjes së këshillit duke kërkuar anullimin e këtij vendimi.
Madje në tension e sipër një qytetar godet me dosjet e letrave një prej këshilltarëve.
Aktualisht konsumatorët familjarë paguajnë për ujin e pijshëm 40 L/m3. Ndërmarrja e Ujësjellësit ka kërkuar çmim të unifikuar për 6 bashkitë e qarkut Elbasan 60 L/m3.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarr në Novoselë, zjarrfikëset në vendngjarje. Rrezikohen banesat pranë (VIDEO)
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Dyshime për abuzim me fondet, shkarkohet drejtoresha e filialit të Postës në Durrës
- 15:47 Izraeli dhe Libani rifillojnë bisedimet e paqes, por a do të zgjasë armëpushimi?
- 15:43 Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së miraton projektligjin për të bërë të përhershme orën verore
- 15:40 SHBA-ja sulmoi qytetet portuale të Iranit, teksa Parlamenti iranian miratoi projektligjin për kontrollin e Hormuzit
- 15:31 I infektuar me Ebola, pacienti amerikan mbërrin në Gjermani për trajtim mjekësor
- 15:29 Riorganizim qeveritar në Ukrainë, Parlamenti shkarkon kryeministren Yulia Svyrydenko
- 15:26 Pa naftë, pa energji dhe pa turistë, efektet e sulmeve ukrainase në Krime